Lajme
17.8.2017 14:25
Në kuadër të vizitës në Berlin, Zëvendëskryeministri, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, zhvilloi takime veçmas me Aleksandar Kalvajt, udhëheqës për bashkëpunim ndërkombëtar në fondacionin ‘Frederih Ebert’ dhe me Lars Hansel, udhëheqës në departamentin për Europë në Fondacionin ‘Konrad Adenauer’.
Në takime, Zëvendëskryeministri Osmani shkëmbeu mendime rreth gjendjes politike në Maqedoni, si dhe për mundësitë e avancimit të shoqërisë civile, institucioneve, zhvillimit shoqëror, të drejtat e lirive të njeriut, përafrimin e e vendit me vlerat e Bashkimit Evropian etj. ‘Fondacioni ‘Konrad Adenauer’ dhe ai “Frederih Ebert” kanë qëndrim shumëvjeçar në Maqedoni dhe për këtë arsye mendoj që paraqesin komponentë të rëndësishëm në zhvillimin politik dhe shoqëror në Maqedoni” – theksoi Osmani.
Zëvendëskryeministri Osmani njoftoi përfaqësuesit e dy fondacioneve prestigjioze me frymën e re politike në Maqedoni, fokusin drejt integrimeve europiane dhe euro- atlantike të Qeverisë së re, me zbatimin e Planit 3-6-9, si dhe momentin e ri politik të krijuar pas nënshkrimit të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë si dhe miratimin e propozim- ligjit për përdorimin e gjuhëve. Në këtë shtrirje, Osmani kërkoi nga të dy fondacionet që të përfshihen me autoritetet dhe ekspertizën e tyre si në asistencë të Qeverisë për implementimin e reformave, ashtu edhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë te partitë politike të të gjithë spektrit politik, veçmas për çështjet për të cilat nevojitet konsensus.
Zëvendëskryeministri, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij me karakter pune në Berlin u takua me Mihael Rot, Ministër Shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Në qendër të vëmendjes ishte gjendja politike në vend si dhe përkushtimi i Qeverisë për të çuar përpara procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë. Në këtë drejtim, Zëvendëskryeministri Osmani tha se Gjermani është partner yni strategjik.