Lajme
16.8.2017 13:43
Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi mëngjes pune me ambasadorë dhe përfaqësues të tyre, të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takim, morën pjesë përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë.
Kjo iniciativë e Zëvendëskryeministrit Osmani, për koordinim të rregullt të vendeve të Ballkanit Perëndimor në interes të perspektivës evropiane, u mirëprit nga ana e përfaqësuesve, të cilët shprehën kënaqësi dhe shpresë se komunikimi i njëjtë do të rritet në koordinim të rregullt, me qëllim, të adresimit të suksesshëm të interesave të përbashkëta të vendeve lidhur me përshpejtimin e integrimit evropian të rajonit.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që paraqet njërën nga kushtet për progresin në procesin euro-integrues. “Bashkëpunimi rajonal, më gjithë rëndësinë e madhe për perspektivë evropiane, do të thotë edhe rritje ekonomike, kulturore dhe shkëmbim shoqëror, e cila paraqet arritje të rëndësishme për qytetarët e vendeve tona” –theksoi Osmani. Ai shtoi se interesit të përbashkët është edhe bashkëpunimi në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila paraqet iniciativë të rëndësishme për infrastrukturën rajonale dhe ndërlidhjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si etapa të rëndësishme për perspektivat evropiane të vendeve.
Në takim u shkëmbyen përvoja dhe mendime të ndryshme për mënyrat në të cilat mund të rriten kapacitetet e vendeve për fuqi lidhur me apsorbim më të madh për shfrytëzimin e mjeteve IPA, si dhe pasojat e mundshme lidhur me IPA fondet me zvogëlimin e buxhetit të Bashkimit Evropian pas mbarimit të procedurës BREGZIT, pjesëmarrësit shprehën gatishmëri për bashkëpunim të ndërsjellë lidhur me ngritjen e zërit për heqjen e kërcënimeve lidhur me zvogëlimin e fondeve për vendet aspiruese për hyrje në Union, me qëllim të ruajtjes së fokusit drejt euro-integrimeve në këto vende.
Takimi paraqet të parën nga sërë takimesh të parapara të rregullta koordinuese me ambasadorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila synon shkëmbimin e informatave të interesit të përbashkët.