Lajme
16.8.2017 13:42
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot u takua me përfaqësuesin e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë.
Në takim. Zëvendëskryeministri Osmani theksoi falënderime të sinqerta deri tek Benxhamin Perks lidhur me aktivitetet e vazhdueshme të cilat i zbaton UNICEF në Republikën e Maqedonisë, qëllimi i së cilit është mbështetja dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve. “Në bashkëpunim me institucionet shtetërore, shoqërinë civile, por edhe ekspertë, UNICEF bëri shumë lidhur me përmirësimin e jetesës së shumë fëmijëve në vend, veçanërisht kategorive më të prekura. Për këtë jemi falënderues si vend, por dua edhe ta shpreh falënderimin tim të sinqertë” – deklaroi Osmani.
Zëvendëskryeministri Osmani theksoi falënderim edhe për mbështetjen e fuqishme si dhe rolin e UNICEF-it gjatë kohës së krizës së migrantëve, përmes sigurimit të ndihmës për fëmijët- refugjat dhe migrant që kalojnë përmes vendit tonë, duke marrë në konsideratë nevojat e tyre bazike si ushqim, ujë, veshmbathje dhe objekte higjienike. Ajo shtoi se aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian bazohen pikërisht në pranimin dhe zbatimin e vlerave evropiane, si që është mbrojtja dhe avancimi e të drejtave të fëmijëve.
Dy bashkëbiseduesit u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme dhe me sukses të zbatojnë programet e reja prioritare të UNICEF-it për Republikën e Maqedonisë, 2016-2020.
Nga viti 1993, kur filloi me punë, UNICEF Maqedoni zbatoi projekte destinuara për fëmijë në vlerë prej më shumë se 13 milion eurosh.