Lajme
16.8.2017 12:06
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot u takua me Koordinatoren dhe përfaqësuesen përhershme të UNDP-së, Luisa Vinton.
Osmani iu falënderua Vintonit për angazhimin profesional dhe personal dhe bashkëpunimit të saj të shkëlqyer. Të dy u dakorduan se UNDP në periudhën e ardhshme mund të jep kontribut në aktivitetet që Qeveria i ndërmer për kthimin e vendit në rrugën e BE-së “Kishim një muaj dinamik, finalizuam Planin 3-6-9, koha është të fillojmë të realizojmë. Jemi të vetëdijshëm për pritjet e mdhaja nga qytetarët e cila paraqet edhe një sfidë për ne ti përdorim gjitha mekanizmat që ti adresojmë Reformat Urgjente Prioritare” – theksoi Osmani.
Duke e pasur parasysh përvojën ndërkombëtare dhe rajonale, Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se nga UNDP pret vazhdimin e procesin euro- integrues të vendit edhe më tej. Ai theksi se UNDP është partner shumëvjeçar i Maqedonisë që jep mbështetje në fushat e decentralizimit, përfshirjes sociale, mjedisit jetësor, rikonstruimin në raste të katastrofave, programeve ndërsektoriale dhe programeve të përbashkëta, dhe është i bindur se bashkëpunimi i tillë do të thellohet dhe të avancohet. Gjithashtu shkëmbimi i përvojave në shfrytëzimin e IPA fondeve do të ishte kontribut shtesë në bashkëpunimin e suksesshëm.