Lajme
16.8.2017 11:59
Sot, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, realizoi takim me Drejtoreshën për Evropë kontinentale në Ministrinë e Jashtme Franceze, Florens Manzhin.
Në fillim të takimit Zëvendëskryeministri theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të afërt të Republikës së Maqedonisë me Republikën e Francës, lidhur me zbatimin e reformave të duhura që lidhen me procesin eurointegrues të vendit, të cilën edhe më tej vazhdojnë përmes ambasadorit Timonie. Ai theksoi se Franca është anëtare e rëndësishme e Unionit, si dhe e rëndësisë së veçantë për integrimin e suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Në këtë drejtim mbështetja që presidenti i ri Francez, Emanuel Makron, jep për zgjerimin e Bashkimit Evropian, frymëzon nxitje të fortë për procesin reformues në Maqedoni, gjithashtu frymëzon edhe optimizëm në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
‘’Humbëm shumë kohë pra dyerve të Bashkimit Evropian, e cila ndikoi keq në gjendjen e Maqedonisë. Dua ta shfrytëzoj këtë rast, këtë moment të ri e cila frymëzon optimizëm në vend si dhe te vendet anëtare të Unionit, dhe të japim rezultate. Ne do ta kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet, do ta përforcojmë sundimin e ligjit dhe serish do ti bindim partnerët tanë ndërkombëtar për qëllimin tonë të vërtetë e cila na çon drejt rrugës së BE-së’’ – theksoi Osmani gjatë takimit.
Në fund të takimit dy bashkëbiseduesit u dakorduan se zgjerimi i Unionit me doemos të vazhdojë dhe se Maqedonia nuk ka alternativë përveç se integrimit euro- atlantik, ndërkaq Zëvendëskryeministri Osmani kërkoi mbështetje për sigurimin e hapave të sigurte nga ana e vendeve anëtare të unionit, që do të paraqesin nxitje të rëndësishme për ta ruajtur si dhe përforcuar fokusin drejt procesit euro- integrues.