Lajme
16.8.2017 11:45
Sot në kuadër të vizitës zyrtare në Bulgari, Zëvendës Kryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani u takua me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Bulgarisë, përgjegjës për fonde dhe politikë ekonomike Tomislav Donçev.
Dy bashkëbiseduesit biseduan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe për mundësitë e mbështetjes së vendit nga ana e Bulgarisë në aspiratat evropiane dhe euroatlantike.
“Krahas asaj që jeni vend anëtar i BE-së dhe të NATO-s, ju jeni fqinj i yni dhe para së gjithash vend mik i yni i cili njeh rëndësinë e mbështetjes së integrimit të Maqedonisë, si dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian” – theksoi Osmani. Ai beson se kryesimi radhës së Republikës së Bulgarisë me Këshillin e Evropës në vitin 2018 duhet të shfrytëzohet që të arrihet progres i rëndësishëm kur bëhet fjalë për zgjerimin. Osmani theksi se si vend jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për realizimin e këtij qëllimi, ndërkaq nga Bullgaria presim mbështetjen më të madhe për te.
Në takim Osmani gjithashtu theksoi se dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në Programin për bashkëpunim ndër-kufitar. “Përmes IPA 1 deri më tani me sukses janë realizuar rreth 100 projekte e gjithashtu edhe me IPA 2 vazhdon bashkëpunimi intensiv. Në thirrjen e parë të IPA 2, kishte 210 propozim projekte prej të cilave 44 tani më janë në fazë të implementimit” - potencoi zëvendëskryeministri Osmani.
Sipas Osmanit, këto numra tregojnë se interesimi për projekte të përbashkëta mes dy vendeve, intensiteti i bashkëpunimit dhe dëshira për iniciativa të përbashkëta është në nivel të lartë, dhe se edhe më tej do të vazhdojnë aktivitetet për mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës në rajonin ndërkufitar.
Në takim u dakorduan që në periudhën e ardhëshme të realizohen kontakte direkte në nivel ekspertësh me qëllim të realizimit të bashkëpunimit praktik dhe shfrytëzim më efikas të fondeve të BE-së. Në fund Osmani edhe një herë konfirmoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i vendit, duke theksuar se Bulgaria është njëra ndër vendet kryesore promotore në këtë proces, brenda Unionit.