Lajme
16.8.2017 10:40
Sot Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani u takua me ambasadorin e Republikës së Francës, Kristian Timonie.
Në takim, Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se bashkëpunimi me Francën, e cila ka një rol historikisht të rëndësishëm në marrjen e vendimeve në BE, është me rëndësi të madhe për Maqedoninë, ne veçanti mbështetja e hapur për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.
Zëvendëskryeministri theksoi se atmosfera pozitive pas vizitës së fundit në Bruksel dhe takimeve me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, do të shfrytëzohet si një nxitje plotësuese për të vendosur energji të re ne zbatimin e reformave evropiane. "Për ne është e rëndësishme të hiqet kushtëzimi i rekomandimit të Komisionit për fillimin e negociatave për anëtarësim", tha Zëvendëskryeministri Osmani. Ai vuri në dukje se është e nevojshme të punohet bashkarisht dhe me përkushtim me qëllim që Maqedonia të lëvizë drejt familjes evropiane me përfshirjen e të gjithë atyre që mund të kontribuojnë në proces, e këtu sigurisht duke theksuar kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar në vend. Vizita e paralajmëruar e komisionarit Han dhe Pribe me ekipin e tij sipas Osmanit është edhe një konfirmim i ripërtëritjes se procesit të reformës.
Në fund të takimit Osmani dhe Timonie u pajtuan zgjerimi i BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojë dhe se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit euroatlantik.