Lajme
16.8.2017 09:56
Me rastin e shënimit të ditës së Evropës, sot Zëvendëskryeminsitri për çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi dhe Ambasadori i Mbretërisë Holandeze, SH.T. Uillem Vauter Plomp, mbajtën ligjëratë për studentë që studiojnë në universitetet në Republikën e Maqedonisë të cilët janë të interesuar në Studimet Evropiane.
Ligjërata u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, dhe ngjarja u hap nga Prof. Dr. Zamir Dika, Rektori i Universitetit EJL. Studentët dëgjuan ligjërata inspiruese në temën “E ardhmja e BE-se 2025 dhe pikëpamja e Republikës së Maqedonisë”, dhe gjithashtu patën mundësinë për të marrë pjesë në mënyrë interaktive duke parashtruar pyetjet e tyre.