Lajme
20.2.2017 13:36
Sekretarja shtetërore për Çështje Evropiane, Ana Blazheska ishte pjesëmarrëse në Samitin Global të grave liderë në 2017, me fjalën e saj në panel diskutimin për bartësit e politikave publike.
Në fjalën e saj
Blazheska theksoi se kyçja dhe pjesëmarrja e grave në proceset e zhvillimit të
politikave është e qartë, por ajo që nevojitet
dhe ne synojmë është numri më i madh i femrave në pozita ku ajo vendos.
Qëllimi i samitit është realizimi i dialogut ndërkombëtar për avancimin e lidershipit të femrave, krijimin e zhvillimit të politikave strategjike. Si dhe mekanizma të cilat pozitivisht do të ndikojnë në ekonominë e një shteti. Samiti realizohet me 17 -19 Shkurt 2017, hotel Meriot në Shkup ku pjesëmarrës janë gra udhëheqëse të shquara nga sfera politike, elita korporatave dhe kori diplomatik nga 5 kontinente.