Lajme
20.2.2017 13:04
Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u realizua takim lidhur
me nisjen e projektit rajonal ‘’Ndihma
teknike për mbështetje të agjendës për lidhje – CONNECTA’’ (7 milion euro).
Në takim morën pjesë ekipi projektues i Projektit rajonal KONEKTA në përbërje nga udhëheqësi i ekipit Kris Germanakos – ekspert për transport, zëvendës udhëheqësi i ekipit Kostas Georgiou- ekspert për transport dhe Ole Johansen- ekspert i energjetikës, si dhe përfaqësues të SÇE-së, MF-së, Kabinet i ZKQRM-së për Çështje Ekonomike, Kabinet i Kryetarit të QRM, dhe DBE-së.
Takimin e udhëhoqi Sekretarja shtetërore Ana Blazheska e cila theksoi se ky
projekt është i rëndësisë së veçantë për ne sepse përmes KONEKTA-s pritet
mbështetje për përforcimin e agjendës për lidhje për të ashtuquajturat masa në
sektorin e transportit, por edhe mobilizim më efikas për ndihmën teknike lidhur
me projektet infrastrukturore, të përshtatura në përputhje me nevojat reale të
vendeve shfrytëzuese në sektorët transport dhe energjetikë.
Në fund të takimit Sekretarja shtetërore shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, e cila zhvillohet në partneritet në çdo nivel.