Lajme
18.11.2016 15:29
Sekretarja shtetërore për Çështje Evropiane, z-nja Ana Blazheska sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane realizoi takim me Ко-kryesuesin e komitetit të përbashkët konsultativ Zhan Fransoa Istas në Komitetin e rajoneve të Bashkimit Evropian.
Në takim u diskutua dinamika e aktiviteteve lidhur me procesin euro-integrues, si dhe për Raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për përmbushjen e kushteve për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën aktuale ekonomike dhe politike në vend dhe rajon. Sekretarja Shtetërore Ana Blazheska iu referua edhe rolit të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe nënvizoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllimi strategjik i vendit.
z. Zhan Fransoa konfirmoi mbështetjen për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian duke nënvizuar se Maqedonia ka nevojë për Bashkimin Evropian por edhe Bashkimi Evropian ka nevojë për Republikën e Maqedonisë.
Të dy palët takimin e vlerësuan si të dobishëm dhe u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm.