Lajme
10.11.2016 09:52
Në kuadër të Projektit të USAID-it për përmirësimin e
punës organizative implementuar nga Qendra DETRA u organizua Tim Bilding për të
punësuarit në Sekretariatin për Çështje Evropiane.
Fjalën e tij hyrëse kishte Zëvendëskryeministri i
Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër
Ademi.
‘’Nëse tregojmë vullnet individual për ndryshime, jam i sigurte
se ajo do të motivojë edhe kolegun tonë më të afërt, ai motivim edhe dikë tjetër
dhe kështu do ti sfidojmë reaksionet në
seri dhe gjërat do ti zhvendosim në drejtim tjetër – kah suksesi i përbashkët. Më
besoni, gjithë ne jemi të drejtuar kah njëri tjetri, detyrat tona janë të
varura në mënyrë reciproke dhe për këtë duhet të tregojmë interes edhe për
punën e kolegëve tanë. Vetëm në këtë mënyrë, duke pasur komunikim të
ndërsjellë, me sukses mund ti kalojmë sfidat dhe të arrimë në zgjedhje të mira’’
theksoi Ademi.
Ndërkaq Blazheska në fjalën e saj para të punësuarve
theksoi rëndësinë e punës ekipore dhe aftësitë për menaxhimin me stresin në
vendin e punës dhe theksoi se është e rëndësisë së veçantë për funksionimin e
të punësuarve si ekip.
Punëtoria përbëhej nga disa ushtrime në formë të
lojërave, ndërkaq qëllimi i ngjarjes ishte të shihen faktorët të cilët
inkurajojnë stres në vendin e punës dhe në mënyrë efektive menaxhimi i së
njëjtës nga ana e të punësuarve për përmirësimin e rezultateve në punën e
përditshme.