Lajme
25.10.2016 15:02
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë, d-r Milan Jazbec.
Zëvendëskryeministri Ademi dhe Ambasadori Jazbec u dakorduan se dy vendet kanë marrëdhënie bilaterale të shkëlqyera të cilat karakterizohen me bashkëpunim të suksesshëm dhe shumëvjeçar pa çështje të hapura. Në këtë kontekst
Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se Republika e Maqedonisë është miku i mirë i vendit dhe mbështetës i rëndësishëm në më shumë sfera, në veçanti në procesin e integrimit euro-atlantik. Ademi theksoi se vendi, por edhe për rajonin të mbeten në perspektivë evropiane.
Ambasadori Jazbec theksoi se politika e zgjerimit është një ndër politikat më të rëndësishme evropiane dhe përgjigjja më e përshtatshme e sfidave strukturore me të cilat ballafaqohet Unioni. Në takim u diskutuan edhe aktivitetet kyçe të realizuara në periudhën e kaluar në përputhshmëri me detyrimet të cilat dalin nga marrëveshja Politike, për të cilën të dy palët theksuan rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve parlamentare demokratike dhe të besueshme.
Zëvendëskryeministri nënvizoi se angazhimi i Qeverisë mbetet edhe për përmbushjen e detyrimeve të cilat dalin nga Reformat Urgjente Prioritare si dhe zbatimi i plotë i rekomandimeve nga analiza e marrëveshjes kornizë të Ohrit.