Lajme
17.10.2016 12:21
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë Arne Sanes Bjernstad.
Në takim u diskutuan fushat në të cilat u realizua bashkëpunim i suksesshëm bilateral mes dy vendeve, i cili do të vazhdojë me realizim edhe në periudhën e ardhshme, me avancimin e masave për bashkëpunim, për arsye se ashtu siç potencoi Ademi, Norvegjinë e shohim si partner të përkushtuar afatgjatë.
Lidhur me koncentrimin e përpjekjeve dhe krijimin e rezultateve të rëndësishme mes resurseve ekzistuese tani punojmë në propozime të reja për bashkëpunim për vitin 2017’’ theksoi Zëvendëskryeministri Ademi, duke shtuar se punohet në platformën për ndjekje, bashkëpunim dhe mbështetje, për të cilën njoftoi në mbylljen e projektit të javës së kaluar ‘’ Sistemi i qëndrueshëm për BE trajnime’’.
Kjo platformë do të mundësojë që Sekretariati për Çështje Evropiane vazhdimisht ta imponojë dhe ndjekë realizimin e Reformave Urgjente Prioritare, ndërkaq për ministritë kyçe do të sigurojë ndihmë teknike, trajnime, si dhe sistem të veçantë për raportim të rregullt lidhur me aktivitetet dhe rezultatet e fituara.
Qëllimi ynë është, në përputhje me principet që tani më jemi duke i prezantuar në programin me Norvegjinë, institucionet partnere kyçe të sigurojnë pjesëmarrje me vetë financim dhe reformë më të thellë në mënyrën e shfrytëzimit të mjeteve publike’’, tha Ademi, duke shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm 12 vjeçar mes dy vendeve.
Nga ana e ambasadorit Bjernstad u theksua gatishmëria e Norvegjisë për vazhdimin e mbështetjes edhe në periudhën e ardhshme, tërësisht drejtuar në realizimin e prioriteteve strategjike të Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO.