Lajme
14.10.2016 16:13
Sekretariati për Çështje Evropiane ishte nikoqir i Konferencës në temë ‘’Ndikim i sigurisë globale sfida në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor dhe mënyra e menaxhimit’’ që realizohet në kuadër të projektit ‘’Sistemi i qëndrueshëm për trajnime të BE-së’’ financuar nga Mbretëria Norvegjeze.
Hapjen e konferencës e bëri Sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane Ana Blazheska, ndërkaq fjalët e tyre hyrëse kishin Ministri i Punëve të Jashtme Nikola Poposki, Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë Arne Sanes Bjernstad. Folësit, shkurtimisht iu referuan sfidave të sigurisë me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë, nga aspekti i sektorit për të cilën janë përgjegjës, me theks të veçantë kriza e migrantëve, me të cilën edhe pse vendi menaxhon me sukses, megjithatë paraqet sfidë potenciale të sigurisë për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën.
Gjithashtu u potencua edhe rëndësia e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, e cila është e rëndësisë së veçantë për sigurinë e rajonit. Në konferencë në aspektin e sfidave të sigurisë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor u referua edhe profesor Shell Eliasen, drejtor i Qendrës së studimeve evropiane dhe aziatike në Universitetin e Oslos, profesor Fabricio Luçioli, Sekretar i përgjithshëm i Këshillit Atlantik të Italisë, Brener Malme, Komesar i mëparshëm në policinë e Mbretërisë së Norvegjisë dhe Kurt Engelen, anëtar i Përhershëm i përfaqësisë së Belgjikës në komitetin Luftarak të NATO-s.
Bashkëpunimi në kuadër të ndihmës bilaterale Norvegjeze për Maqedonisë vazhdon edhe në periudhën e ardhshme, por do të përforcohet edhe me projekte në fushat e sigurisë.