Lajme
13.10.2016 15:45
Më 13 tetor 2016, e enjte, me fillim në ora 13:00, në sallën e konferencave në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, u realizua ceremonia e shënimit të përmbylljes të tuining projektit: “Përforcim i mëtutjeshëm i kapaciteteve organizative dhe institucionale për procesin e integrimit evropian”.
Në ngjarje fjalë tyre kishin: z. Arbër Ademi, Zëvendëskryeministër i Qeverisë për Çështje Evropiane, z. Jaromir Levicek, udhëheqës i sektorit për Çështje Ekonomike në Delegacionin ndërtim institucional dhe bashkëpunim ndërkufitar ne Delegacionin e Bashkimit Evropian, z. Marko Avitiçi, zëvendës ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, z-nja Daniella Barishiq, Ambasadorja e Republikës së Kroacisë, z. Jacek Multanovski, Ambasadori i Republikës së Polonisë, z. Volf –Diter Plesing, projekt lider, në Ministrinë federale për Çështje Ekonomike dhe energjetikë, z. Jovan Andonovski, Këshilltar shtetëror, në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe z. Vojçek Porçik, këshilltar i përhershëm i tuining.
Projekti u financua nga Bashkimi Evropian me buxhet prej 1.7 milion eurosh me kohëzgjatje prej 22 muajve, nga 11 janari i vitit 2015 deri me 31 tetor 2016. Implementues i projektit ishte konzorciumi i përbërë nga 3 vende: Gjermania, Polonia dhe Kroacia. Shfrytëzuesi kryesor i tuining projektit është Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), komiteti i punës për Çështje Evropiane – KIÇE, si dhe anëtarët e të gjitha grupeve punuese për NPAA. Institucionet tjera të cilat do të përkrahen nga ky projekt (shfrytëzuesit sekondar) janë: Ministria e Punëve të jashtme, Sekretariati për legjislacion dhe Sekretariati i përgjithshëm.
Qëllimi i projektit është të përkrahet procesi i integrimit në BE, përmes përforcimit të kapaciteteve të SÇE-së lidhur me sigurimin e koordinimit ndërministror më efikas në procesin e aderimit.
Qëllimi i projektit është që përmes këmbimit të përvojave me vendet anëtare të BE-së (partnerët tuining) të përforcohen kapacitetet në përputhje me të drejtën e BE-së, menaxhim më të mirë me procesin e përkthimit, koordinimit dhe monitorimit të Fondeve të BE-së dhe përmirësim të komunikimit ndërministror mes institucioneve kyçe në procesin e aderimit.
Gjithashtu në kuadër të tuiningut u realizua edhe shqyrtim i punës së përgjithshme në dhjet vitet e kaluara, përcaktim i nivelit të përgatitjes së vendit të të gjitha kapitujve të aquis (e drejta e BE-së), si dhe përcaktim i fushave ku do të nevojiten përpjekje shtesë respektivisht përgatitja e planeve aksionare. Në fund të projektit, në këtë ushtrim do të kyçen mbi 800 nëpunës shtetëror, anëtarë të NPAA-s grupe punuese.
Lidhur me përforcimin e kapaciteteve projekti realizoi : trajnime për më shumë se 500 pjesëmarrës, organizim i vizitave studimore në 4 grupe ka 15 vetë, si dhe realizim të praktikave njëjavore jashtë vendit për 20 pjesëmarrës dhe donacion prej 40 disqeve për grupet punuese të NPAA.