Lajme
03.10.2016 15:13
Në kuadër të vizitës në Bruksel, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z. Arbër Ademi, sot u takua edhe me Deputetin në Parlamentin Evropian z. Eduard Kukan si dhe me Sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, z-nja Helga Shmit.
Në të dy takimet sërish u konfirmua perspektiva evropiane e vendit, por gjithashtu u theksua edhe rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve fer, demokratike dhe të besueshme si hapi më i rëndësishëm për dalje nga kriza politike.
Njëkohësisht, bashkëbiseduesit theksuan edhe rëndësinë që me përkushtim të punohet në implementimin e Reformave Urgjente Prioritare, të vazhdojë mbështetja për punën e rëndësishme të Prokurorit Special Publik si dhe zbatimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si dokument kyç për promovimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndëretnike.