Lajme
27.9.2016 17:04
Sekretarja Shtetërore për Çështje Evropiane, z-nja Ana Blazheska sot realizoi takim me koordinatoren e përhershme të KB-s dhe përfaqësuesen e përhershme për UNDP në Republikën e Maqedonisë, z-nja Luiza Vinton.
Në takim u diskutua gjendja e zonave që u kaplua nga vërshimet të cilat ndodhën me 6. gusht të këtij viti, si dhe statusi i përgatitjes së vlerësimeve të nevojave pas ndodhjes së fatkeqësive dhe katastrofave natyrore - PDNA
Është duke u përgatitur PDNA dhe parashihet që e njëjta te finalizohet deri me 20 tetor 2016. Me 13 tetor 2016, gjithashtu është edhe dita Ndërkombëtare për zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat, në hapësirat e SÇE-së është paraparë të realizohet prezantim publik të rezultateve të PDNA-së.
Blazheska dhe Vinton u falënderuan për përkushtimin dhe bashkëpunimit e mirë në përgatitjen e këtij dokumenti dhe shprehën kënaqësitë e tyre lidhur me punën e deritanishme.
PDNA-ja është metodologji e marrëveshjes së vitit 2008 mes Bankës Botërore, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara me qëllim që të sigurohet bashkëpunim dhe koordinim i mire gjatë situatave pas fatkeqësive dhe katastrofave, me qëllim që të bëhet rinovimi dhe rekonstruktim në një proces për tu shmangur mbivendosjes së përpjekjeve të cilat i ndërmarrin partnerët.