Lajme
27.9.2016 11:26
Sekretarja shtetërore për Çështje Evropiane z-nja Ana Blazheska sot morri pjesë në kremtimin e shënimit të ditës Botërore të instituteve “Konfucij”.
Në fjalën e saj deri te pjesëmarrësit, Sekretarja Shtetërore për Çështje Evropiane, Blazheska uroi institutin “Konfucij”, duke ju dëshiruar sukses të mëtutjeshëm në punë si dhe në avancimin e bashkëpunimit. Sekretariati për Çështje Evropiane me Institutin “Konfucij” ka bashkëpunim të mirë dhe si rezultat i së njëjtës nëpunësit shtetëror duke filluar nga shtatori i vitit 2015 kanë mundësi falas ta mësojnë gjuhën kineze.
Me qëllim të shënimit të ditës Botërore të institucioneve “Konfucij” gjitha 500 institutet “Konfucij” në botë gjatë javës së fundit të shtatorit organizojnë manifestime të hapura kulturore të cilave iu bashkëngjit edhe instituti “Konfucij” pranë UKM me program të përshtatshëm.