Lajme
22.9.2016 15:07
Në kuadër të manifestimit "Java Evropiane e lëvizshmërisë" sot u shënua "Dita pa makina" ku morri pjesë Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Ademi bashkë me Euroambasadorin Zhbogar dhe Ministrin për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor Ameti.
"Numri i madh i njerëzve të cilët u inkuadruan sot është provë se ne i njohim dhe i ndajmë vlerat e përbashkëta evropiane, dhe kjo është një arsye më shumë për të qenë pjesë e familjes evropiane"-deklaroi Ademi.
Tema e Javës Evropiane së Lëvizshmërisë këtë vit është "Lëvizshmëria e zgjuar dhe e qëndrueshme - investim në Evropë" dhe u organizua nga Qyteti i Shkupit, Ministria për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup dhe UNDP.
Republika e Maqedonisë merr pjesë në këto evente për shtatë vite me radhë, qëllimi i të cilave është vetëdijesimi publik për nevojën e shfrytëzimit të mjeteve alternative për transport dhe përmes kësaj të kontribuohet në zvogëlimin e ndotjes së ajrit.