Lajme
21.9.2016 14:45
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi sot morri pjesë në ngjarjen informative me rastin e hapjes së thirrjes së parë për propozime në kuadër të programit IPA 2 për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.
Thirrja e parë për propozime në kuadër të IPA 2 programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë filloi me 16 shtator 2016 dhe shfrytëzuesit potencial nga të dy vendet do të kenë mundësi të aplikojnë me projekte të përbashkëta nga 1 nëntori 2016.
Zëvendëskryeministri Ademi shpjegoi se qëllimi i përgjithshëm i thirrjes së parë për propozime është stimulim i zhvillimit të balancuar, gjithëpërfshirës, dhe zhvillim i qëndrueshëm socio-ekonomik në fushën ndërkufitare, respektivisht rajonit të Pellagonisë, Pollogut dhe rajonit Jugperëndimor nga ana e Maqedonisë, si dhe rajonet Dibër, Korçë dhe Elbasan nga ana e Shqipërisë. Ai theksoi se ky qëllim pritet të arrihet përmes realizimit të projektit të përbashkët ndërkufitar në tre temat prioritare të mbuluara me thirrjen, edhe atë: përkrahje për turizmin, trashëgiminë kulturore dhe natyrore përmirësimin e konkurrencës, biznesit, tregtisë dhe investimeve, mbrojtjes e mjedisit jetësor, avancimit të përshtatshmërisë dhe zvogëlimit të pasojave nga ndryshimet klimatike, menaxhimit me rreziqet dhe parandalimin e së njëjtës. Buxheti i përgjithshëm indikativ nga Bashkimi Evropian i alokuar për thirrjen e parë ka vlerë 2.890.000 euro, respektivisht alokimet financiare të parapara për vitin 2014 dhe 2015 për të cilat mjete, Marrëveshjet për financim tani më veç janë nënshkruar- theksoi Ademi.
Deri më tani me sukses janë realizuar të rreth 50 projekte të përbashkëta në kuadër të programit IPA 1 për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, dhe kemi fituar përvojë të shkëlqyeshme dhe kemi ndërtuar partneritete në rajonin ndërkufitar të cilat mundë të jenë bazë për avancimin e suksesshëm të programit të ri.
Zëvendëskryeministri Ademi ftoi të gjithë shfrytëzuesit potencial siç janë komunat, institucionet nacionale dhe lokale, organizatat joqeveritare, organizatat që veprojnë në fushën e turizmit, kulturës, mjedisit jetësor, arsimit, biznesit dhe të gjitha subjektet tjera të identifikuara si të përshtatshme me pakon për aplikim, të marrin pjesë në mënyrë aktive në këtë thirrje për propozime.