Lajme
15.9.2016 13:37
Sot në hapësirat e Klubit të deputetëve u realizua Prezantim për IPA I dhe II për Sekretarë shtetëror. Ngjarjen e hapi Sekretarja shtetërore për Çështje Evropiane, z-nja Ana Blazheska së bashku me z. Tomislav Belovari, ekspert nga Qeveria e Kroacisë i cili gjithashtu është edhe bashkëpunëtor i Sekretariatit për Çështje Evropiane në kuadër të tuining projektit “ Përforcim i mëtutjeshëm i kapaciteteve operative dhe institucionale për procesin euro-integrues”.
“Sekretarët shtetëror janë të rëndësishëm në kuadrin e IPA-s, veçanërisht në procesin e marrjes së vendimeve në pjesën e planifikimit strategjik, vendosjen e qasjes sektoriale dhe menaxhim me kapacitetet administrative të IPA-s, ne duhet që të njoftohemi me përvojat pozitive të Republikës së Kroacisë në periudhën e tranzicionit ” theksoi Blazheska.
Prezantimi i sotëm është pjesë e një sërë trajnimeve të cilat Sekretariati për Çështje Evropiane i organizon në kuadër të tuning projektit në të cilën janë përfshirë numër i madh i administratoreve publik nga nivele të ndryshme.