Lajme
13.9.2016 12:42
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Sh.T. z. Samuel Zhbogar.
Zëvendëskryeministri Ademi euro- ambasadorit të ri Zhbogar i dëshiroi realizim të suksesshëm të projekteve gjatë mandatit të tij dhe shprehu besim se bashkëpunimi i suksesshëm mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit iu referuan gjendjes politike në vend ku u potencua rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike parlamentare. Gjithashtu u theksua edhe rëndësia e përmbushjes së detyrimeve të cilat dalin nga Reformat Urgjente Prioritare. Në këtë drejtim, Zëvendëskryeministri Ademi potencoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i Maqedonisë, dhe se do të vazhdojnë të gjitha aktivitetet për realizim më efikas të angazhimeve të ndërmarra.
Bashkëbiseduesit u dakorduan edhe për rendësinë e vazhdimit të takimeve koordinative me qëllim të sigurohet planifikim më efikas i shfrytëzimit të fondeve të BE-së.