Lajme
16.8.2016 10:12
Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Dr. Arbër Ademi sot 15.08.2016 realizoi takim përshëndetës me ambasadoren e Republikës së Francës në vendin tonë Sh.S z-nja Lorens Oer.
Në fillim të takimit Zëvendëskryeministri Ademi falënderoi z-nj Oer për mbështetjen e saj personale si dhe për mbështetjen dhe ndihmën e Republikës së Francës për vendin tonë dhe për përpjekjet e tyre për procesin euro-integrues, dhe ne veçanti për mbështetjen e Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe organet tjera shtetërore,
Njëkohësisht Zëvendëskryeministri Ademi i dëshiroi sukses në angazhimet e saja të mëtutjeshme me bindje se edhe me tej mund të llogarisim në kontributin e saj të rëndësishëm lidhur me politikën për zgjerimin në BE.
Ambasadorja Oer theksoi se Franca do të vazhdoj të mbështes procesin euro-integrues të Maqedonisë dhe theksoi se është e nevojshme thellimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Në këtë kontekst, shprehu gatishmëri për sigurimin e mbështetjes së ekspertëve për menaxhimin me pasojat e vërshimeve që goditën kryeqytetin e Shkupit dhe pjesën veriperëndimore të Maqedonisë.
Lidhur me gjendjen aktuale politike bashkëbiseduesit potencuan rëndësinë e realizimit të tërësishëm të Marrëveshjes Politike dhe organizim të zgjedhjeve të besueshme dhe demokratike si dhe implementim i Reformave të agjendës Evropiane në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.
Zëvendëskryeministri Ademi dhe Ambasadorja Oer u dakorduan se pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohet BE-ja, nevojitet që fokusi të mbahet edhe në politikën e zgjerimit, si njëra nga politikat më të suksesshme të Unionit.