Lajme
15.8.2016 15:00
Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u realizua takim koordinues me donatorë, i dyti me radhë lidhur me vërshimet katastrofale që ndodhën 06.08.2016. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Dr. Arbër Ademi, ishte udhëheqës i takimit, ndërkaq fjalime mbajtën edhe z. Piter Hlieram udhëheqës i ekipit të ekspertëve që arritën në Republikën e Maqedonisë përmes Mekanizmi të Bashkimit Evropian për Mbrojtje Civile, si dhe z-nja Luiza Vinton, koordinator i përhershëm i OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së.
Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se qëllimi i takimit është të fitohet një pasqyrë më e qartë për mbështetjen e përgjithshme të donatorëve, për të cilën nga ky moment u sigurua nga ana partnerëve bilateral, për të cilën fillimisht u diskutua edhe në mbledhjen paraprake. Z. Hlieram informoi për rolin dhe mbështetjen të cilën e siguron Mekanizmi të Bashkimit Evropian për Mbrojtje Civile, koordinimi i ndihmës tash më të pranuar si dhe ndihmën e cila në mënyrë plotësuese do të arrijë, ai prezantoi edhe këshillat që kanë të bëjnë me listën e nevojave, problemet gjeohidrologjike dhe problemet me kanalizim, si dhe mënyrat që të njëjtat të zgjidhen dhe të sanohen.
Zëvendëskryeministri Ademi falënderoi gjithë donatorët për mbështetjen e tyre dhe i inkurajoji që rregullisht ti paraqesin ndihmat e tyre të cilën e japin me qëllim të fitohet një pasqyre gjithëpërfshirëse e ndihmës që jepet.