Lajme
20.7.2016 12:30
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi, sot në Bratislavë, realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Republikës së Sllovakisë, z. Mirosllav Lajçak, i cili gjithashtu ka edhe funksionin e kryesuesit të Këshillit të BE-së.
Zëvendëskryeministri Ademi uroi kolegun e tij për marrjen e kryesimit me BE-në nga ana e Sllovakisë dhe i dëshiroi realizim të suksesshëm të qëllimeve dhe prioriteteve të përcaktuara. Gjatë takimit, gjithashtu u diskutua edhe bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve, si dhe gjendja aktuale politike në vend.
Gjatë bisedës, Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se duke pasur parasysh se marrja e kryesimit me BE-në ndodh në një periudhë të sfidave serioze, të cilat kërkojnë angazhim dhe fokusim më të madh nga ana e institucioneve Evropiane dhe vendeve anëtare, me ç’rast u përmendën Breksit, ngjarjet në Turqi, aktet e fundit terroriste në Nicë të Francës dhe kriza e vazhduar me migrantët, ai potencoi se të njëjtat nuk duhet të ndikojnë në ngadalësimin e procesit të zgjerimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se Maqedonia duhet të trajtohet si pjesë e hartës politike e Bashkimit Evropian, për arsye ekonomike dhe gjeopolitike, i rëndësishëm trajtim i këtillë apo madje edhe më i rëndësishëm për arsye sigurie dhe për sigurimin e stabilitetit në Evropën Juglindore, me ç’rast mbështetja e Sllovakisë për vazhdimin e rrugës sonë euro-atlantike, është tejet e çmueshme.
Bashkëbiseduesit gjatë takimit përshëndetën bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral mes dy vendeve i cili karakterizohet me miqësi dhe mirëkuptim, me interes të përbashkët për avancimin e mëtutjeshëm të tij.
Lidhur me gjendjen aktuale politike, Ademi i’u referua situatës në vend dhe theksoi se është e rëndësishme që zgjidhja e të gjitha çështjeve të arrihet me marrëveshje konstruktive dhe gjithëpërfshirëse si dhe në përputhje me standardet e sundimit të së drejtës.
Mistri Lljçak, iu referua situatës së ndërlikuar në të cilën gjendet dhe funksionon Bashkimi Evropian në këtë periudhë, duke theksuar se procesi i zgjerimit mbetet prioritet por në konkurrencë me çështjet tjera aktuale brengosëse, me të cilat duhet të ballafaqohet Bashkimi Evropian në periudhën e ardhshme. Ai theksoi se për çdo vend të rajonit ka plan për vazhdimin e procesit të integrimit, ndërkaq për Maqedoninë theksoi se parakushti kryesor për hapërimin pozitiv i cili është urgjent përfshin zgjidhjen përfundimtare të krizës politike, zbatimin e zgjedhjeve të besueshme, fer dhe inkluzive, mbështetjen e punës së Prokurorit Special Publik dhe zbatimin e plotë të Reformave Urgjente Prioritare. Duke pasur parasysh të gjitha këto parakushte, Ministri Lajçak theksoi se mbajtja e rekomandimit për fillimin e negociatave aderuese është në duart tona.
Zëvendëskryeministri Ademi, u falënderua për mbështetjen e Republikës së Sllovakisë ndaj aspiratave tona euro-atlantike, me shpresë se e njëjta do të vazhdojë më tej me intensitet edhe më të madh, duke pas parasysh prioritetin e lartë të agjendës së presidencës Sllovake për vazhdimin e politikës së zgjerimit.