Lajme
12.7.2016 16:17
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Dr. Arbër Ademi sot morri pjesë në ngjarjen përfundimtare të IPA projektit “Përforcim i kapaciteteve për zbatimin e legjislacionit për ambient jetësor në nivel lokal”.
“Rritja e qëndrueshme dhe mbrojtja e mjedisit jetësor është një nga temat e cila shkakton interes të madh në nivel botëror, dhe është një nga prioritetet kyçë të Bashkimit Evropian, për atë besoj se realizimi i suksesshëm i IPA projektit mundësoi përforcim shtesë në kapacitetet nacionale në vend, dhe me atë edhe në procesin e aderimit”, theksoi Ademi.
Ai shprehu besimin se rezultatet e këtij projekti do të kontribuojnë për përmirësimin e këtij sektori të mjedisit jetësor, dhe do të ketë ndikim edhe në përmirësimin e sistemit të harmonizimit dhe zbatimit të direktivave të mjedisit jetësor në veçanti duke pasur parasysh ndjeshmërinë e këtyre kapitujve.
Projekti u zbatua gjatë 18 muajve dhe shfrytëzuesi kryesor ishte Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor si dhe 48 komuna në Republikën e Maqedonisë.