Lajme
23.5.2016 14:33
Sot zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi realizoi takim me ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Sh.T. Ernesto Masimo Beleli.
Gjatë takimit, Zëvendëskryeministri Ademi dhe ambasadori Beleli diskutuan për ngjarjet aktuale politike në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të efekteve juridike të cilat dalin nga Vendimi për shpërbërjen e Kuvendit.
Bashkëbiseduesit theksuan se në periudhën e ardhshme është e rëndësishme të merren hapa për përmbushjen e plotë të detyrimeve nga marrëveshja politike në mënyrë inkluzive dhe transparente. Gjithashtu u potencua se është e nevojshme që fokusi të vihet edhe në përmbushjen e detyrimeve nga Reformat Urgjente Prioritare.
Integrimi në strukturat euro –atlantike është prioritet strategjik i vendit dhe nuk ekziston alternative tjetër, theksoi Ademi dhe potencoi se mbështetja e BE-së, SHBA-së dhe institucioneve tjera ndërkombëtare janë të rëndësisë së veçantë.
Zëvendëskryeministri Ademi dhe Ambasadori Beleli konstatuan se bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve është në nivel të lartë dhe u zotuan për thellimin e saj. Në këtë kontekst Ademi shprehu falënderim për mbështetjen të cilin vendi ynë e merr nga Italia në proceset euro-integruese.