Lajme
20.5.2016 14:43
Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane sot u mbajt takim i rregullt me përfaqësuesit e IPA strukturës dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian. Takimin e udhëhoqi Zëvendëskryeministri i Qeverisës së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje evropiane, Dr. Arbër Ademi në funksion të Koordinatorit Nacional për IPA .
Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se qëllimi i vazhdimit dhe intensifikimit të këtyre takimeve është:
• në kohë të ndiqen dhe të tejkalohen sfidat me të cilat ballafaqohemi gjatë shfrytëzimit të IPA fondeve, ndërkaq në këtë drejtim edhe në realizimin e suksesshëm të IPA 2007-2013 me kontraktimin e projekteve të ngelura në kuadër të 5 komponentëve të IPA-s;
• sigurimin e funksionimit të qasjes sektoriale në programim për IPA 2 dhe
• implementimin e suksesshëm të Listës së vetme të projekteve të miratuar nga Komiteti Nacional për Investime.
Gjatë takimit, lidhur me statusin e IPA 1 u theksua se është përgatitur plani akcional për tejkalimin e gjetjeve nga Leksionet e mësuara dhe i njëjti është miratuar në Qeveri më 29.03.2016 për çka zhvillohen aktivitete në drejtim të zbatimit të këtij Plani Akcional – theksoi Ademi.
Njëherësh, rreth shfrytëzimit të IPA 2007-2013 zëvendëskryeministri Ademi kërkoi nga IPA struktura që ta informojnë për rrjedhën e realizimit të projekteve.
Lidhur me programimin e mjeteve të IPA 2, u theksua se ka përfunduar procesi i programimit 2014 dhe 2015 dhe tani më ka filluar realizimi i projekteve të para nga IPA 2. Ka përfunduar edhe procesi i programimit të dokumenteve sektoriale për programim për vitin 2016 dhe pritet miratim i pakos programuese kah fundi i vitit nga ana e Komisionit Evropian.