Lajme
03.11.2023 01:52
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mbajti takim me Sem Fabrici, Përfaqësues special i Komisionit për promovimin e EXPO 2030 në Romë, diplomati nga Ministria e Punëve të jashtme të Republikës së Italisë dhe Ambasadori i Republikës së Italisë në Maqedoninë e Veriut, Andrea Silvestri.
Në takim fokusi ishte, mbështetja e fuqishme e Republikës së Italisë për vendin tonë, hyrja e saj në Union dhe zgjerimi i BE-së në kuptim të sigurimit të stabilitetit dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe gjithë Evropës si dhe kandidatura e Romës të jetë qytet nikoqir i EXPO 2023 (Panairi botëror 2030).
Nga ana e bashkëbiseduesve u theksua se Italia, së bashku me Maqedoninë e Veriut, ndan vizion për stabilitet, siguri dhe rritje të rajonit. dy vendet si anëtarë të NATO-s, të fokusuar punojnë në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke e theksuar rëndësinë e përfshirjes së vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor në BE, edhe atë me përpjekje të përbashkëta për tejkalimin e sfidave në rajon.
Qëllimi strategji i Italisë është kandidatura e Romës për qytet nikoqir në Panairin botëror 2023, ndërkaq tema për EXPO 2030 është: “Njerëzit dhe territoret: regjenerimi, gjithpërfshirja dhe inovacionet” që ka për qëllim të kërkojë zgjidhje të reja, ide dhe strategji lidhur me sfidat kryesore të anëtarësimit.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se Maqedonia e Veriut mbështet Italinë në kandidaturën e saj, Roma të jetë kryeqytet i ngjarjes EXPO 2030.
Bashkëbiseduesit në fund theksuan bashkëpunimin e deritanishëm i cili do të vazhdojë në drejtim të përmbushjes së qëllimeve të ndërsjella strategjike të vendeve tona, me shpresë të përfshirjes sa më shpejt të Maqedonisë së Veriut në BE.