Lajme
26.10.2023 09:35
Sot në Bruksel vazhdon skrining agjenda me mbledhjet bilaterale për Kapitullin 13, “Peshkimi”, nga Klasteri 5, “Resurset, bujqësia dhe kohezioni”.
Takimin bilateral me fjalim të shkurtër e hapi Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe Negociatori kryesor me BE-në, Bojan Mariçiq, duke potencuar se për Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme ti miratojë standardet lidhur me këtë fushë dhe në këtë mënyrë të hapim mundësi që qytetarët të cilët merren me peshkim, në mënyrë të duhur të jenë më konkurrues për eksport në tregun evropian si dhe në atë rajonal.
-Kapacitetet janë vendosur, ndërkaq mbeten sfidat lidhur me përforcimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve administrative për menaxhim me resurset, inspektimet dhe kontroll të politikave për peshkim. Do të përforcohet edhe kapaciteti për kontroll të peshkimit e paligjshëm, të pa raportuar dhe të parregulluar, në përputhje me kërkesat e BE-së, tha Mariçiç para përfaqësuesve të Komisionit Evropian.
Republika e Maqedonisë së Veriut është vend pa dalje në det dhe ka vetëm peshkim të brendshëm liqenor dhe akuakulturë, për këtë arsye pjesa e madhe e të drejtës së BE-së për peshkim nuk është e aplikueshme në këtë kontekst, negociatori kryesor me BE-në, Mariçiq, theksoi se nuk synojmë të kërkojmë tërheqje apo periudhë kalimtare në këtë Kapitull, respektivisht, plotësisht pranojmë legjislacionin përkatës të BE-së.
-Lidhur me kornizën ligjore, niveli i harmonizimit në mënyrë shtesë do ta përmirësojë me miratimin e Ligjit të ri për mbështetje financiare në peshkatari dhe Ligji i ri për peshkim dhe akuakulturë. Këto dy ligje, që janë në procedurë qeveritare, do të sigurojnë kornizë të masave të politikës strukturore dhe ndihmë shtetërore në peshkim dhe akuakulturë, si dhe organizimin e tregut për peshkim dhe produkte peshku, theksoi Mariçiq.
Politika e përbashkët e peshkimit të bashkimit evropian përfshin çështjet e eksploatimit dhe menaxhimin me resurset e peshkimit, çështje për rregullimin e tregut të produkteve për peshkim, çështje për politikë strukturore, mbikëqyrje dhe kontroll, si dhe bashkëpunim ndërkombëtar në peshkatari.
Me arritjen e standardeve në këtë kapitull do të jemi të gatshëm të tërheqim të holla nga fondet strukturore të BE-së të parapara për peshkim. Edhe pse peshkataria nuk është degë e rëndësishme ekonomike tek te ne, duhet ta shfrytëzojmë mundësinë që na e jep anëtarësimi në BE dhe në mënyrë sistematike ta rregullojmë këtë fushë, që të sigurojmë peshkatari të qëndrueshme ekonomike, ekologjike dhe sociale, sipas standardeve dhe rregullave evropiane.
Pjesë e delegacionit maqedonas ishin zëvendësenegociatorja me BE-në dhe Sekretare shtetërore në SÇE, Drita Abdiu-Halili dhe shefi i Misionit të Maqedonisë së Veriut në Bruksel, Zulfi Ismaili. Prezantues janë përfaqësues nga grupi punues për Kapitullin 13, “Peshkimi”, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Agjencia për ushqim dhe veterinari, Inspektorati shtetëror për bujqësi, Enti shtetëror për statistikë, Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, si dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.
Skriningu bilateral është në fazë përfundimtare. Nga Klasteri 5, “Resurset, bujqësia dhe kohezioni”, mbeten edhe Kapitulli 13, ““Siguria ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare”, që do të mbahet nga 27 nëntori deri me 1 dhjetor. Për rrumbullakim të plotë të procesit të skriningut na mbetet vetëm Klasteri 6 “Marrëdhëniet e jashtme”, me dy kapitujt 30 dhe 31 “Marrëdhëniet me jashtë” dhe Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”, që janë paraparë për javën e parë të muajit dhjetor.