Lajme
20.10.2023 07:54
Zëvendëskryetari për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mori pjesë në Konferencën dialogu ndër-parlamentar për promovim të mëtejshëm të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, nën organizimin e përbashkët të Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në fjalën e tij hyrëse Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se ky vit dhe viti i ardhshëm janë shumë të rëndësishëm për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe se rajoni do të shkojë përpara.
-Ne duam që Maqedonia e veriut të jetë në hap me të tjerët. Duhet të jemi pjesë e këtij tregimi të suksesshëm që do ta shkruajmë së bashku me BE-në dhe vendet tjera të rajonit. Është në interes tuaj, është në interes të qytetarëve të vazhdojmë përpara dhe të bashkuar në idenë për një rajon prosperues dhe integrues në BE, tha Mariçiq.
Mariçiq shtoi se nuk ka pengesa të pakapërcyeshme dhe shprehu besim se Parlamenti dhe se deputetët do të jenë në detyrën e tyre dhe do të zhvillojnë dialog konstruktiv me të cilin siç tha ai, “ shpejtë dhe në mënyrë efikas e do ti përmbushim detyrimet dhe do ti tejkalojmë sfidat lidhur me çështjet e gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të së drejtës”.
Integrimi evropian nuk është vetëm opsion për vendet e rajonit, ai është opsioni më i mirë dhe mi kuptimplotë si dhe alternativë e vetme për ne. Rigjallërimi dhe intensifikimi i procesit integrues nga ana e BE-së, me plan dhe detyra konkrete për anëtarësim deri në vitin 2030 na jep shans ta arrijmë atë që po plotësim tani më dy dekada, ndërkaq ky shans nuk do të jetë i largët, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri theksoi se është për ta përshëndetur angazhimin e madh të Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës që ka një rol thelbësore në mbështetjen e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor përmes përforcimit të aktiviteteve për bashkëpunim ndër-parlamentar, të kahësuar me rezistencë demokratike, kapacitet institucional, qëndrueshmëri të reformave, si dhe konsultime me shoqërinë civile dhe pjesëmarrje në procese politike për vendimmarrje.
-Bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe intensiv mes Këshillit të Evropës dhe BE-së jo vetëm që do ta përshpejtojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por edhe do ta përmirësojë qëndrueshmërinë e reformave, duke siguruar përfshirje aktive të Parlamentit si bazë për progres demokratik, zbatimin e agjendës reformuese evropiane dhe ajo që është më e rëndësishme, dialogun ndërpartiak, tha Mariçiq.
Fjalët e tyre hyrëse kishin edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Kryetari i Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës, Tini Koks dhe Zolt Nemet, Kryetari i Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, Kuvendi parlamentar i Këshillit të Evropës (KPKE).
Ngjarja rajonale ka për qëllim të ju sigurojë parlamentarëve të rajonit përmes platformës së gjerë për bashkëpunim dhe dialog të bashkëbisedojnë për sfidat me të cilat ballafaqohen, si dhe praktikat e mira drejt integrimit evropian.