Lajme
13.7.2023 08:33
Sot në Uashington, me ftesë nga Këshilli Atlantik, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq mori pjesë në tryezën e rrumbullakët në të cilën tha se prioritetet e Qeverisë maqedonase janë vazhdimi i rrugës evropiane dhe se ndryshimet kushtetuese do të jenë test për konsensusin politik të BE-së.
Mariçiq informoi për ngjarjet aktuale politike në vend, rrjedhën e negociatave me BE-në dhe detyrat të cilat duhet të përmbushen në periudhën e ardhshme, me brifing të shkurtër për sfidat e deritanishme me të cilat ballafaqohet Maqedonia e Veriut në integrimet euro-atlantike, me theks të veçantë në rëndësinë e të gjitha iniciativave të cilët e përshpejtojnë integrimin tonë në BE, por të cilat nuk janë dhe nuk mund të jenë zëvendësim për anëtarësimin tonë në BE.
Në këtë drejtim Zëvendëskryeministri tha se vendi ynë në rrugën e saj drejt BE-së disa herë është gjetur në udhëkryq, por gjithmonë kemi ditur ta zgjedhim drejtimin e duhur, duke potencuar se këtë duhet ta bëjmë edhe tani, kur aktiviteti i BE-së është i dukshëm në temën e zgjerimit. Mariçiq në veçanti theksoi rëndësinë e nevojës që BE-së të jep plan të qartë për perspektivën tonë evropiane dhe në kohë specifike, por i dukshëm me projekte konkrete nga të cilat do të përfitojnë qytetarët.
Mariçiq potencoi se nuk do të dorëzohemi pas 17 vitesh maratonë drejt Brukselit dhe se ky momentum politik nuk guxon të lëshohet dhe kërkoi që Maqedonia e Veriut, partnerët dhe aleatët e saj të veprojnë së bashku, në mënyrë që, siç tha ai, "të vendosin vendin në pakon e zgjerimit dhe ta rikthejmë besimin e qytetarëve tek Unioni dhe besueshmëria e tij”.
Të pranishmit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje lidhur me rrjedhën e negociatave me BE-në, të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, cilat janë pritshmëritë dhe se duhet të jemi të realë që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare deri në vitin 2030, për të cilën Mariçiq tha se duhet të jemi realistë sepse para nesh kemi ende punë dhe reforma, por do të jetë e mundur dhe do të kemi sukses nëse i vendosim gjërat me përgjegjësi dhe të gjithë marrin përgjegjësi.
Në diskutim morën pjesë përfaqësues të administratës amerikane, ekspertë, diplomatë dhe sektori civil, ndërsa Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili foli për prioritetet e Qeverisë dhe projektet që janë duke rrjedhë, si dhe planet e ardhshme rajonale dhe ndërlidhja ndërkombëtare, ndërkaq i prezantoi kushtet dhe mundësitë për realizimin e projekteve investive në vend, mbi të gjitha në fushën e energjisë së gjelbër dhe burimeve të rinovueshme.