Lajme
21.6.2023 08:32
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në një debat me të rinjtë, që u mbajt në shtëpinë Evropiane në Manastir, tha se negociatat me BE-në na obligojnë të përmbushim gjithçka që është e duhur që të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm të vendit përmes arsimit dhe ekonomisë e cila bazohet në njohuri.
-Të rinjtë kanë vizion evropian dhe janë forca jonë e lëvizjes drejt BE-së. Resurset më të rëndësishme të shoqërisë maqedonase janë studentët, të cilët me njohuritë e tyre na bëjnë të jemi konkurrues në tregun evropian të punës, tha Mariçiq, duke shtuar se qëllimi i Qeverisë është që të rinjtë të mbeten në shtet dhe të kontribuojnë në progresin gjithëpërfshirës të Maqedonisë së Veriut dhe të jetojnë dhe punojnë në vendin e tyre.
Zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu kënaqësi me takimin me studentët ti dëgjojë qëndrimet e tyre, interesat si dhe të referohet në temë: “Marr pjesë dhe kontribuoj: Për mundësi të reja evropiane!”, duke theksuar se institucionet të pavarura dhe profesionale, sundimi i së drejtës dhe arsimi cilësor janë bazë e shëndosh për progresin dhe zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.
Në debat u potencua edhe rëndësia e pjesëmarrjes dhe aktiviteti i vendit tonë në shfrytëzimin e programeve arsimore evropiane, në veçanti Erazmus+, ashtu siç tha Mariçiq “hap shumë mundësi dhe hapësirë për ndërveprim me njerëz të kulturave dhe nacionaliteteve të ndryshme, gjë që konfirmon respektimin dhe unifikimin e dallimeve, si një vlerë për të cilën kujdeset BE-ja”.
Kjo u konfirmua edhe nga të rinjtë të cilët ishin pjesë e debatit, si dhe nga pjesëmarrësit e ftuar në shkëmbimin rinor në kuadër të Erazmus+, të cilën i shpërndanë përvojat e tyre dhe i potencuan përfitimet nga anëtarësimi në BE.
Mariçiq shpjegoi para studentëve me shembuj praktik se si procesi euro-integrues do të na ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës, arsimit dhe shëndetësisë, që sipas tij “ për të rinjtë do të krijojë mundësi për standard më të mirë jetësor”, duke potencuar se obligimi i kësaj gjenerate politikanësh, krahas të gjitha pengesave dhe sfidave, është që të ju mundësojnë të rinjve ta jetojnë ëndrrën evropiane.
Tema diskutimi krahas euro-integrimeve është edhe rëndësia të mbetemi në rrugën evropiane, pjesëmarrësit në debat diskutuan edhe për rolin e të rinjve, aktivitetin e tyre dhe mbështetjen e procesit.
Në debatin e sotëm me studentë nga Universiteti i “Shën Kliment Ohridski”-Manastir në temë: “Marr pjesë dhe kontribuoj: Për mundësi të reja evropiane!”, e cila u mbajt në shtëpinë Evropiane në Manastir, morën pjesë edhe Prof. dr. Gordana Ristevska Dimitrovska, koordinuesi për Erazmus si dhe Koordinues të më shumë të projekteve të IPA programeve për bashkëpunim ndërkufitar, Hristijan Georgievski, kryetar në kuvendin e studentëve në shkollën e lartë mjekësore, Elena Grujovska, kryetare e kuvendit të studentëve në Fakultetin e Drejtësisë, ndërkaq diskutimin e kryesoi Prof. dr. Angelina Stanojoska.