Lajme
17.2.2023 10:12
Me 17 shkurt – e premte, me fillim në ora 09:30 në Qendrën për trajnime të SÇE-së u mbajt dita informative për programin e ri URBACT, konkretisht për thirrjen e hapur për vendosjen e rrjeteve për planifikim të aksioneve në kuadër të URBACT nga ana e komunave tona. Ngjarjen e hapi dhe kryesoi Zuica Zmejkovska nga SÇE, fjalën e tij kishte drejtori ekzekutiv i ZELS, Dushica Perishiq, kurse prezantimet rreth mundësive për aplikim kishin Teofil Gerka, Drejtor i sekretariatit të URBACT dhe Marko Peterlin, kontakt personi nacional për programin URBACT në Slloveni.
Në info ditën morën pjesë 40 pjesëmarrës, nga komunat-qytete.
Thirrja para se gjithash i hapur për qytetet që kanë ambicie të bashkëpunojnë dhe mësojnë nga qytetet tjera evropiane, në drejtin të zhvillimit dhe implementimit të planeve aksionare të integruara për menaxhim me sfidat lokale.
Në thirrje mund të aplikojnë qytete dhe partnerë të tjerë, në bashkëpunim të përbashkët me partnerë nga programi, fusha e programit të URBACT për aktivitete të përbashkëta që do të kontribuonin drejt qëllimeve të URBACT programit, respektivisht:
• Të inspiruar nga qytetet tjera të Evropës
• Zhvillim dhe zbatim i aksioneve si përgjigje për sfidat lokale
• Përforcimi i aftësive për participim dhe dhe krijim të politikave integrale të komunave-qyteteve
• Inkurajim për ndryshime në komuna – qytete.
Më shumë detaje rreth thirrjes mund ti gjeni në faqen zyrtare të URBACT: