Lajme
18.2.2023 08:45
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane sot së bashku me Kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski morën pjesë në Konferencën e sigurisë së Mynihut, në kuadër të cilit do të mbajnë takime bilaterale me përfaqësues të lartë shtetëror evropian.
Agjenda e sotme e delegacionit në Mynih, filluan me takim me kryetarin e Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq në të cilën u diskutuan për sfidat rajonale, integrimin evropian të dy vendeve dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Ballkani Perëndimor nuk ka alternativë. E ardhmja evropiane është synimi i të gjithëve. Prandaj në rrugën evropiane është e rëndësishme të jemi mbështetës dhe ndihmë i njëri tjetrit dhe të jemi të sigurte se procesi i integrimit evropian nuk do të ketë ngecje”, shkruan në fejsbuk profilin e tij zëvendëskryeministri Mariçiq duke njoftuar nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim në kuadër të procesit të BE-së në mars, kolegia e tij serbe Tanja Mishçeviq.
“Dimë se pra nesh kemi një proces mjaft kompleks dhe jo aq të lehtë. Prandaj bashkëpunimin që kemi me Serbinë në më shumë fusha dhe në të gjitha nivelet, në mars me kolegen Tanja Mishçeviq do ti zyrtarizojmë me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim në kuadër të procesit të BE-së, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, veprimit të përbashkët dhe përfaqësim para BE-së”, njoftoi Mariçiq.
Në takim u përshëndet dhe ratifikimi i mëparshëm i Marrëveshjeve që dalin nga iniciativa Ballkani i Hapur, siç thotë Mariçiq janë konfirmim se jemi të gatshëm dhe kemi kapacitet, duke u bazuar në praktikën dhe vlerat evropiane të ju mundësojmë qytetarëve tanë lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore dhe të kapitalit, dy nga katër liritë ekonomike të bashkimit Evropian.
Konferenca e Sigurisë të Mynihut është forumi kryesor në botë për debate dhe diskutime në fushën e politikës së sigurisë ndërkombëtare, në të cilën edhe këtë vit tema kryesore ishte lufta në Ukrainë dhe pasojat pas saj. Qëllimi i konferencës është që përmes dialogut strategjik të pjesëmarrësve të gjinden dhe promovohen zgjidhjet për çështjet e rëndësishme dhe të menjëhershme të sigurisë me të cilat po ballafaqohet Evropa në këtë moment.