Lajme
01.2.2023 06:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në fejsbuk profilin e tij publikoi se nga ana e Komisionit Evropian Maqedonisë së Veriut iu miratuan edhe tre projekte, përmes thirrjes për grante investuese në vlerë prej 53,015,968 euro.
-Sot mora lajm të mrekullueshëm nga Brukseli të cilën po e shpërndaj menjëherë me ju, qytetarët. Komisioni Evropian miratoi 53,015,968 euro për Maqedoninë e Veriut, për tre projekte të reja për zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor edhe atë: Rinovimin e gjashtë hidrocentraleve, ndërtimin e parkut me erë në Bogdanci dhe ndërtimin e qendrave rajonale për mbeturina të ngurta në Pollog, Pellagoni, Vardar, në rajonin Jugperëndimor, Juglindor, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, publikoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Mariçiq si IPA koordinues nacional mendon se fondet evropiane dhe ndihma e huaj janë të rëndësisë së veçantë të pavarësisë energjetike edhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor, dy fusha që kanë përmirësim serioz në cilësinë e jetës për qytetarët.
-Kjo është ndihmë për vendin për ti kryes reformat, por edhe me shpjete dhe më lehtë ti arrijë standardet evropiane përmes përmirësimit të mjedisit jetësor dhe përmirësimin e infrastrukturës, potencoi Mariçiq.
Deri në fund të qershorit të vitit t kaluar, Bashkimi Evropian miratoi katër projektet e para investuese për zbatimin e Planit Investues Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Vendi ynë aplikoi me 4 projekte investuese dhe mori mbështetje për të gjitha projektet në vlerë prej 225,6 milion euro. Projektet e miratuara në thirrjen e fundit për grante investuese janë për projektin për ndërtimin e stacionit hekurudhor mes Maqedonisë së Veriut – Bullgarisë në korridorin 8, seksioni Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë grant i ndarë nga korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), me vlerë pre 149.2 milion euro, për projektin për prokurim të pajisjes për Osllomej 1 stacionin Fotovoltaik në vlerë prej 1.6 milion euro, për prokurim të pajisjes për Osllomej 2 dhe Manastir stacionin Fotovoltaik, me vlerë prej 5 milion euro dhe për ndërtimin e stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Shkup, në lartësi prej 69.8 milion euro.
Në kuadër të thirrjes së gjashtë për grante infrastrukturore u miratuan grante në vlerë prej 1,1 miliardë euro për gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, ndërkaq projektet e Maqedonisë së Veriut marrin pjesë me 20,5% nga vlera e miratuar, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.