Lajme
30.1.2023 06:20
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në fjalën e tij në konferencën vjetore “Viti i mundësive të reja” tha se viti 2022 është viti më i suksesshëm i integrimeve evropiane dhe se është një pikë kthese kryesore në marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian, duke theksuar se këtë vit theksi do të vendoset në skriningun, reformat dhe ndryshimet kushtetuese.
-Mund të vërejmë se ka dallim në statusin tonë dhe në mënyrën se si komunikojmë me Bashkimin Evropian këtë vit. Ajo q[ na pret dhe është e rëndësishme gjithsesi se është përfundim i suksesshëm i skriningut dhe krijimi i atyre dokumenteve të domosdoshme të cilët janë parakusht për hapjen e klasterit të parë. I rëndësishëm është edhe dimensioni politik i integrimeve evropiane, dhe ai është sigurimi i konsensusit të vërtetë politik për integrime evropiane, jo vetëm me fjalë, por edhe në vepra, me kompletimin e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e këtij procesi më tej, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri dhe negociatori kryesor me BE-në informoi se dinamika e procesit të skriningut tregoi se fushat e klastereve “Vlerat themelore” dhe “Tregu i brendshëm” do të jenë temat kryesore për vitin 2023.
-Është dashur që ne para se të merrnim skrining Raportin në pranverë, të fillojmë të punojmë dokumentet kyçe, Udhërrëfyesit të cilët janë parakusht për hapjen e Klasterit të parë. Kjo qasje dinamike e negociatave na mundëson të shkojmë më shpejt atje ku jemi më të përgatitur, kurse atje ku nuk jemi të përgatitur të ngadalësojmë, por kemi edhe mundësi ta përshpejtojmë aq sa duhet dhe atje ku ka nevojë. Ajo është një përparësi, por gjithsesi është edhe përgjegjësi dhe barë, potencoi Mariçiq.
Sipas Zëvendëskryeministrit në rast se ne përfundojmë me skriningun me sukses, në rast se deri në pranverë përgatisim Udhërrëfyesin, mundemi të presim që deri në fillim të verës të na mundësohet ata dokumente të gjinden para Këshillit të Ministrave të Bashkimin Evropian për shqyrtim. Kjo do të thotë se sa më shpejtë e përfundojmë dimensionin politik, dimensioni i dytë i integrimeve evropiane, kjo është kompletimi i ndryshimeve kushtetuese dhe realizimi i këtij konsensusi të nevojshëm për të ecur më tej, aq më shpejt do të ecim përpara, shpjegoi Mariçiq në panel duke thënë se më nuk ka justifikime se dikush po na bllokon ose presim që një shtet anëtar të jep sinjal. Sinjalet janë këtu, gjithçka është shkruar në fletë, dhe duhet ta bëjmë këtë, theksoi Mariçiq në panelin “Be integrimet dhe proceset reformuese” në kuadër të konferencës vjetore “Viti u mundësive të reja” i cili u mbajt me rastin e një vjetorit të punës së Qeverisë.
Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se në këtë fazë të procesit të negociatave është i rëndësishëm shfrytëzimi maksimal i të gjitha mundësive për sigurimin e ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian, i cili nuk është i vogël, dhe nuk është i parëndësishëm, në veçanti në këto momente të krizës.
-Rreth 100 milion euro në vit marrim mjete evropiane. Ideja jonë është që të vazhdojmë me koordinimin e donatorëve, që është shumë e rëndësishme, që së bashku me sukses koordinimin e tyre ta sjellim në lidhje me Planin nacional për zhvillim ose strategji për zhvillim, i cili duhet afatgjatë duhet ti përcaktojë prioritetet, që secili më tej kur vjen në Qeveri ose në shtet të ketë pasqyrim në atë se cilët janë prioritetet, për çka kemi siguruar më shumë mjete të brendshme, për çka para nga BE, dhe ku me të vërtet janë të nevojshme mjete shtesë, tha Mariçiq.
Për IPA mjete dhe në përgjithësi ndihma e huaj Mariçiq tha se ana pozitive e integrimeve evropiane të cilët duhet ti ndihmojnë shtetit ti kryejë reformat rënda, respektivisht ti kryejë ndryshimet e rregullave dhe transformimin e sistemit që nuk janë aq të thjeshta për hapjen e tregut, dhe për përmirësimin e infrastrukturës, si dhe për përmirësimin e ambientit jetësor, etj.
Mendoj që projektet e mëdha infrastrukturore janë në vëzhgimin tonë, atë qytetarët mund ta shohin. Korridori 10 përfundoi, në Korridorin 8 po punohet, e gjithë ndihma në energjetikë rreth stacioneve fotovoltaike nëpër vend po ndërtohen, e gjithë kjo është komponentë shumë e rëndësishme e ndihmës së huaj. Infrastruktura dhe energjetika janë në fokus, kështu duhet të mbetet, theksoi Zëvendëskryeministri dhe IPA koordinuesi Nacional.
Mariçiq theksoi se Qeveria me të vërtet i ka euro-integrimet si prioriteti i saj, dhe theksoi se duhet të kalojë edhe në partitë tjera politike, subjektet politik në Kuvend dhe me një qasje të matur dhe me kokë të ftohtë të gjithë të bëjnë diçka për çka qytetarët do të jenë mirënjohës.