Lajme
26.1.2023 03:40
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot u takua me Euro-komisionerin për zgjerim Oliver Varheji, në të cilën biseduan për detyrat dhe obligimet të cilët i kemi ti përfundojmë këtë vit lidhur me procesin euro-integrues.
Me sukses dhe më shpejtë ti bëjmë reformat, ishte një nga kërkesat e Euro-komisionerit Varheji dhe me unifikim politik rreth procesit euro-integrues dhe ndryshimet e suksesshme kushtetuese Maqedonia e Veriut të garantojë perspektivën evropiane.
Në takim Euro-komisioneri Varheji konfirmoi mbështetjen të cilën Maqedonia e Veriut e ka me partnerët e saj evropian, i cili sipas Mariçiq duhet ta shfrytëzojmë dhe të bëhet motiv për të vazhduar me procesin e negociatave më dinamik dhe më intensiv.
Në takim Zëvendëskryeministri dhe negociatori kryesor me BE-në brifoi euro-komisionerin për rrjedhën e skriningut dhe përgatitjet për përpilimin e Udhërrëfyesve të rëndësishme, si dhe për përpilimin e planit të reformave prioritare.
-Kemi kapacitet ta mbajmë ritmin e skriningut dhe ta shfrytëzojmë këtë pjesë të negociatave për të përgatitur plan të plotë reformash i cili për një kohë të shkurtër do ti përmbush pritjet e BE-së të qytetarëve maqedonas, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Mariçit me euro-komisionerin Varheji foli edhe për ngjarjet aktuale politike dhe ballafaqimin e përbashkët me krizën energjetike.
Për marrëdhëniet me Bullgarinë u konstatua se ndryshimet medoemos të zgjidhen përmes vlerave evropiane, në mënyrë evropiane, me respektim të ndërsjellë dhe në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore.