Lajme
26.1.2023 11:28
Zëvendëskryetari Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, në takim bilateral me euro-deputetin dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Qyçyk tha se bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë si modele për sukses në mënyrë të barabartë janë t domosdoshëm edhe për vendet anëtare të BE-së si dhe për vendet që janë në rrugë të bëhen anëtar të BE-së.
-Respekti i ndërsjellë dhe vlerësimi i ndërsjellë i ndërtuar mbi vlerat evropiane është modeli i vetëm për sukses për gjeneratat e tashme dhe të ardhme. Dimë se gjithmonë do të ekzistojnë faktor nga të dy palët e kufirit, por edhe jashtë atyre kornizave që duan incidente, nacionalizëm, konflikte dhe kthimin e së kaluarës, tha Mariçiq në takim.
Zëvendëskryeministri së bashku me euro-deputetin Qyçyk konfirmuan se krahas gjitha provokimeve dhe përpjekjeve për të prishur marrëdhëniet mira, të dy së bashku me qytetarët duan dhe fuqishëm angazhohen për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë që sjell mirëqenie për dy vendet dhe dy popujt dhe se besojnë se ky opsion është më i miri, më i fuqishmi dhe se me siguri do ta mbizotërojë këtë situatë.
Mariçiq në kuadër të vizitës në Bruksel në Parlamentin Evropian u takua edhe me euro-deputetët Irena Joveva dhe Dejvid Mekalister me të cilët diskutoi për rrjedhën e procesit të skriningut, planin reformues, obligimet dhe detyrimet të cilët i kemi deri në fund të këtij viti.
Në takim me Mekalister u theksua se Maqedonia e Veriut medoemos të përqendrohet në reformat dhe në konsensusin politik sepse ata janë garanci për progres të shpejtë në rrugën drejt BE-së. Gjithashtu Makalister tha se Evropa po ballafaqohet me sfida të sigurisë dhe për këtë arsye është e rëndësishme që rajoni të mbetet i qëndrueshëm në rrugën evropiane.
-Anëtarësimi në BE medoemos të mbetet prioriteti ynë i politikës së jashtme, si dhe ne po i zbatojmë reformat e domosdoshme për ta përmbushur qëllimit dhe vizionin tonë, 2030 të jetë vit për anëtarësim në BE, tha Mariçiq.
Mariçiq bisedoi edhe me euro-deputeten Irena Joveva e cila konfirmoi energjinë pozitive për Maqedoninë e Veriut si dhe mbështetjen e deputetëve evropian dhe Parlamentit evropian për negociatat me BE-në.
Hapje të dialogut politik në Parlament dhe bashkëpunim të ndërsjellë rreth euro-integrimeve do të thotë hyrjen e Maqedonisë së Veriut në fazën tjetër të procesit. Maqedonia e Veriut ka kapacitet dhe jemi të bindur se tani është i domosdoshëm progres dhe rezultate të prekshme kur bëhet fjalë për zbatimin e planit reformues në fushat kryesore siç janë sundimi i së drejtës, gjyqësia dhe lufta kundër korrupsionit, theksoi Mariçiq.
Sot në Bruksel, Mariçiq do të takohet edhe me euro-komisionerin për zgjerim Oliver Varheji, me drejtorin e përgjithshëm në Drejtorinë e përgjithshme për politikë fqinjësore dhe zgjerim të Komisionit Evropian (DG NEAR), Gert Jan Kopman, me ushtruesen e detyrës drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Unionit, Mikela Matuela dhe Drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Xhikiq.