Lajme
25.1.2023 07:36
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq hapi skriningun e sotëm bilateral për Kapitullin 7, “E drejta e pronësisë intelektuale”, në të cilën theksoi se krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin e biznesit në tregun e brendshëm është qëllimi kryesor i rregulloreve të BE-së të cilat i zbatojmë në fushën e të drejtës së pronësisë intelektuale.
-Negociatat me BE-në kanë mbrojtje më të mirë të konsumatorëve, brendimi dhe pozicionim më të mirë të kompanive maqedonase në tregun e brendshëm të BE-së, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq, duke shtuar se kjo është e rëndësishme për ndërmarrjet tona të vogla dhe të mesme, por edhe në përgjithësi për njerëzit të cilët merren me art dhe inovacione.
Mariçiq para përfaqësuesve të Komisionit Evropian shprehu shpresë se deri në fund të këtij viti do ta mbajmë Konferencën e dytë Ndërqeveritare dhe do ta hapim Klasterin “Të drejtat fondamentale” me qëllim që të përparojmë në proces.
Sot kemi edhe një kapitull të rëndësishëm – Kapitulli 7, “E drejta e pronësisë intelektuale”, fushë ku vazhdimisht mbështeteshim nga BE në zbatimin e reformave nëpër vite. Lidhur me strukturën administrative, Enti shtetëror për pronësi industriale dhe Ministria e Kulturës janë shtyllat kryesore administrative, ndërkaq dokumentet kryesore në këtë fushë janë Ligji për pronësi industriale, Ligji për të drejtën autoriale dhe të drejtat e përafërta dhe Ligji për doganë dhe masat për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë intelektuale, theksoi Mariçiq.
Ai potencoi rëndësinë e harmonizimit të mëtejshëm të legjislaturës tonë në fushën e pronësisë intelektuale dhe theksoi se Qeveria me përkushtim punon në zhvillimin e Strategjisë për pronësi intelektuale në kuadër të Strategjisë Nacionale për zhvillim 2022-2042.
Lidhur me nevojën e harmonizimit të plotë me Direktivat e BE-së Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Mariçiq i theksoi të gjitha Direktivat që cilët deri më tani i kemi miratuar dhe njoftoi për aktivitetet e ardhshme dhe propozim ligjin, si Ligji i ri për sekretet e biznesit i cili pritet të miratohet deri në qershor të këtij viti. Mariçiq informoi Komisionin Evropian se Rrjeti për shkëmbim elektronik i të dhënave është në fazë përfundimtare dhe në testim.
-Zhvillimi i këtij rrjeti do të mundësojë shkëmbimin e të dhënave të pronësisë intelektuale mes institucioneve në Maqedonin e Veriut dhe IRP – sistemin elektronik për firmat elektronike, patentat dhe dizajnët industriale. Pritet që e-rrjeti të jetë operative deri në vitin 2026 tha Mariçiq.
Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe zëvendëse negociatore me BE-në, Drita Abdiu Halili e cila gjithashtu është e pranishme në skriningun bilateral theksoi se në periudhën e kaluar Maqedonia e Veriut ka punuar në transpozimin e akisë relevante evropiane në legjislaturën tonë, si dhe përforcimin e kapaciteteve administrative dhe operative, në fushën e të drejtës së pronësisë industriale, por se janë të nevojshme mekanizmat e përshtatshme, në veçanti kapaciteti efikas për zbatimin e politikave për të drejtën e pronësisë intelektuale në nivel nacional.
Në Bruksel sot filloi skriningu bilateral për Kapitullin 7 në të cilin ekipi negociues maqedonas prezanton të arriturat dhe gjithçka që është bërë në lidhje me të drejtat e pronësisë intelektuale, me çka duhet të mundësojë qarkullim më të mirë të mallrave dhe shërbimeve, si dhe përshpejtimin e zhvillimit teknologjik. I njëjti do të vazhdojë edhe nesër, ndërkaq deri në fund të javës do të mbahet edhe skining takimi për Kapitullin 6, “E drejta e shoqërisë tregtare”.
Në skriningun e sotëm bilateral u prezantuan temat lidhur me legjislaturën për të drejtat e pronësisë intelektuale, rregullat për mbrojtje ligjore të drejtave autoriale dhe të përafërta, si dhe dispozitat e veçanta të cilët zbatohen për mbrojtjen e bazës së të dhënave, programeve kompjuterike etj.
Anëtarët e delegacionit maqedonas në takimin e sotëm bilateral janë përfaqësuesit e Entit shtetëror për pronësi industriale, Ministria e Kulturës, Agjencia për shërbime audiovizuele dhe media, Inspektorati shtetëror i tregut dhe Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, institucione të cilët janë relevantë për Kapitullin 7, “E drejta e pronësisë intelektuale”.