Lajme
23.1.2023 07:32
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në seancën e sotme parlamentare të Komisionit për Çështje Evropiane tha se ai dhe Qeveria janë të gatshëm të diskutojnë dhe të miratojnë Ligjin për negociata për anëtarësim në BE, me të cilin do të zgjidhen të gjitha çështjet dhe me të cilin do të përforcohet roli i Kuvendit.
-Qeveria është kompetente dhe përgjegjëse për negociatat me BE-në, por kjo nuk do të thotë se procesi do të udhëhiqet vetëm. Nga fillimi treguam çiltërsi dhe vullnet politik për bashkëpunim me të gjitha faktorët shoqëror. Gatishmëri dhe vullneti politik ekziston, në interes të qytetarëve le të shkojë më shpejt procesi i negociatave, tha Zëvendëskryeministri para anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane.
Në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e organizatave civile për të cilët Mariçiq shprehu kënaqësi për interes të tyre për përfshirje në procesin negociues dhe theksoi se përfundimisht me 10 janar 2023, në thirrjen publike të Sekretariatit për Çështje Evropiane, në bazë janë regjistruar rreth 180 organizata civile.
Ky është një sinjal i qartë se kemi një proces cilësor dhe gjithëpërfshirës të negociatave të cilin do ta kryesojmë përmes dialogut dhe bashkëpunim të ngushtë, por edhe nën syrin vigjilent të shoqërisë civile, shtoi Mariçiq, bëri të ditur se zhvillimi i modaliteteve të cilët do të shfrytëzohen për konsultim me shoqërinë civile dhe pjesëmarrja e tyre në procesin e negociatave, ndërkaq propozimet para organizatave civile do të prezantohen në fund të muajit shkurt.
Ai potencoi se procesi i negociatave është detyrë e rëndë dhe komplekse e cila kërkon përfshirjen në përgjithësi të shoqërisë, që të mundet më shpejtë dhe më efektiv të rrumbullakohet projekti më i madh maqedonas, siç thotë Zëvendëskryeministri ai është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE.
-Krahas gjithë këtyre aktiviteteve, para nesh kemi detyrë të marrim vendim strategjik me të cilën do të përcaktojmë drejtimin e vendit për 10 vitet e ardhshme dhe me të cilën do ta stabilizojmë perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Nga këtu do të varet se viti 2023 a do të jetë vit për të mbajtur mend me perspektivë të qartë dhe të sigurt apo me bllokada për vendin dhe qytetarët, por kësaj radhe me faktorin e brendshëm politik, tha Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në, Mariçiq.
Mariçiq potencoi se nevojitet më shumë sinergji që të përshpejtohen proceset deri në atë shkallë të cilin e presin qytetarët dhe se do të nevojitet të definohet edhe bashkëpunimi me Këshillin Nacional për Euro integrime dhe me Komisionin për Çështje Evropiane. Në këtë kontekst ai shprehu besim se Këshilli për bashkëpunim mes Qeverisë dhe organizatave civile do të jetojë dhe së bashku do të japin kontribut të dukshëm në zbatimin e reformave dhe progresin drejt anëtarësimit në BE.
-Viti 2023 medoemos të jetë vit i proces skriningut të përfunduar me sukses, të reformave, ecjes së vendit përpara, unifikim dhe konsensus politik për progres në negociatat me BE-në dhe hapjen e Kapitujve, tha Zëvendëskryeministri, duke potencuar se me këtë Maqedonia e Veriut vendose në binare për transformim të shpejtë të shoqërisë maqedonase.
Negociatori kryesor me BE-në i brifoi deputetët për rrjedhën e skriningut dhe të detyrave si dhe aktiviteteve që duhet të përfundojnë deri në fund të vitit duke potencuar se skriningu na jep drejtim që në mënyrë të drejtë ta nënvizojmë trajektoren reformuese të cilën duhet ta ecim.
-Në fund të kësaj rruge Maqedonia e Veriut duhet të duke ndryshe dhe shumë më mirë, në çdo aspekt. Ndërkaq këtë nuk mund ta bëjmë dekonstruktivitet dhe improvizim. Për këtë na nevojitet plan të qartë dhe vullnet të sinqertë politik nga të gjithë faktorët politik, sepse ky proces tejkalon të gjitha mandatet e çdo qeverie, theksoi Mariçiq.