Lajme
23.1.2023 02:26
Sot në Bruksel filloi skriningu bilateral për kapitullin e dytë – Tregu i brendshëm, me skrining takimin për Kapitullin 3, E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime.
Delegacionin e kryeson Zëvendës kryenegociatorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, Drita Abdiu Halili, ndërkaq të pranishëm ishin edhe koordinuesit e Klasterit 2, Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi si dhe Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë. Si person i parë i institucionit bartës i Kapitullit 3.
Në skrining takimin e sotëm bilateral për Klasterin “Tregu i brendshëm”, do të prezantohen temat lidhur me luftën kundër krimit korrupsionit në ofrimin e shërbimeve e dhe sistemit informativ të tregut të brendshëm dhe në konkluzionet dhe rekomandimet që do të dalin nga i njëjti do ti përcaktojnë politikat tona shtetërore si dhe hapat e ardhshëm reformuese në procesin aderues.
“Njohim rëndësinë e fushave që janë pjesë në Kapitullin e 3 – “E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime” dhe atë po e konfirmojmë me pjesëmarrjen aktive të vendit në Zonën Ekonomike Rajonale dhe përmbushjen e Planit shumëvjeçar të veprimit ku të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë matin nivel sa më të lartë të harmonizimit. Po zbatojmë dhe përfshijmë aktivitete për heqjen e pengesave në procesin e njohjes së kualifikimeve profesionale dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve ndërkufitare” – theksoi në fjalën e saj Zëvendëse kryenegociatorja Drita Abdiu-Halili.
Gjithashtu para përfaqësuesve të Komisionit Evropian fjalën e tij kishte edhe Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike koordinim me resorët ekonomikë dhe investime Fatmir Bytyqi, i cili mes tjerash theksoi se ne jemi të përkushtuar dhe punojmë shumë për çdo rekomandim të shënuar në Raportin e fundit të Bashkimit Evropian.
-Me krenari mund të theksoj se pas më shumë se 2 vitesh nga procesi i konsultimit me të gjithë aktorët relevant, jemi në fazën përfundimtare të hartimit të ligjit të ri sistematik të marrëdhënieve të punës. Me miratimin e këtij ligji si dhe me propozimin tashmë të përcaktuar për ndryshime të ligjit për shërbimet postare do ti referojmë rekomandimet nga Kapitullin 3 - E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime, theksoi Zëvendëskryeministri Bytyqi.
Ministri Bekteshi në fjalën e tij hyrëse tha se: Ministria e Ekonomisë, si ministri kompetente, në bashkëpunim me institucionet tjera në vazhdimësi realizon aktivitete për respektimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian dhe përforcimin e kapaciteteve administrative në fushën e shërbimeve.
Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij kapitulli dhe lidhjen horizontale që ai ka në mes klasterëve dhe kapitujve delegacionin e Maqedonisë së Veriut në këtë takim të skriningut bilateral e përbëjnë përfaqësues nga: Ministria e Ekonomisë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Drejtësisë, Regjistri qendror, Agjencia për ushqim dhe veterinari, Agjencia për kadastër.
Sot dhe nesër do të përmbyllen takimet e skriningut për Kapitullin 3, kurse deri në fund të javës do të mbahen edhe takimet bilaterale për Kapitulli 6 – E drejta e shoqërive tregtare dhe Kapitullin 7 – E Drejta e pronësisë intelektuale.