Lajme
19.1.2023 09:52
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, me rastin e festës fetare Uji i shenjtë, përcolli urim deri tek të gjithë fetarët ortodoks në të cilën bën thirrje për unifikim dhe me punë të përbashkët, shpresë, dashuri dhe me një rinovim të arrijmë suksese të reja.
Në urimin e Zëvendëskryeministrit u theksua se festa e sotme është dëshmi për atë se sa i fuqishëm është shpirti nga trupi dhe se nuk ka pengesë i cili nuk mund ta tejkalojë njeriu i cili ka besim të fuqishëm dhe është i bindur në vlerën e asaj që punon.
“Festa e sotme i cili është një ndër festat kryesore në Krishterimin ortodoks, është dëshmi e madhe për atë se sa shpirti është më i fuqishëm nga trupi dhe se nuk ka asnjë pengesë të cilin njeriu nuk mund ta kalojë i cili ka besim të fuqishëm dhe është i bindur në vlerat e asaj që punon. Sepse pikërisht përmes punës tonë, shpresës, dashurisë arrijmë suksese të reja, të unifikuar si një.
Të gjithë ata të cilët sot që janë pjesë e larjes së Ujit të ftohtë janë fitues, sepse me shembullin e tyre tregojnë këmbëngulje, guxim, por edhe unitet në besim dhe gëzimin e festës, dhe me atë përforcojnë ndjenjën e përkatësisë dhe bashkësisë.
Uji i ftohtë si një akt i cili është mbushur me kujtime të pagëzimit, nuk shihet vetëm si një pastrim sakramental i mëkateve, por edhe si një shenjtërim thelbësor i të gjithë asaj që ofron jeta. Përmes rinovimit të gjithë botës, të rinovohemi edhe ne në njerëz më të mirë për një jetë më të mirë.
Ju uroj që bekimi i festës të ju përcjellë tek ju shëndet, momente më të mira të lumturisë dhe fat në jetë për të gjithë dhe suksese për një tët ardhme më të mirë për të gjithë ne dhe gjeneratat e ardhshme”, qëndron në urimin e Zëvendëskryeministrit Mariçiq.
Sot Zëvendëskryeministri Mariçiq ishte pjesë e festës Uji i ftohtë në Veles, ku nga ana e klerikut të Dioqezës së Vardarit shenjtëruan ujërat, u hodh kryqi të cilin e kapi Igor Vasilevic.