Lajme
18.1.2023 09:56
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski tha se këtë vit në planin euro-integrues duhet të merret kompletimi i përgjithshëm i procesit të skriningut, progresi reformues dhe hapja e kapitujve, kuptohet pas përfundimit të ndryshimeve kushtetuese.
-Kemi mundësi historike të cilën nuk guxojmë ta humbim. Për ne negociatat janë mundësi historike dhe e vetme për transformim të shpejtë dhe të plotë të shoqërisë maqedonase në më mirë, respektivisht shanse për evropianizimin e vendit, deklaroi Mariçiq.
Mariçiq shtoi se ky është projekt më i madh dhe më i rëndësishëm maqedonas i cili kërkon bashkim dhe vendosjen e të gjithë faktorëve shoqëror në mënyrë i cili funksionon Bashkimi Evropian; Dialog, solidaritet, mbështetje dhe kompromis dhe si negociator kryesor me BE-në bën thirrje të gjithë së bashkë të tregojmë se vizioni dhe dëshira që vendin ta bëjmë anëtare e BE-së deri në vitin 2030 është real dhe më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër kur bëhet fjalë për të ardhmen tonë.
-Me skriningun morëm prezantim analitik preciz të gjendjes lidhur me të drejtën e harmonizuar maqedonas me atë evropiane. I shënojmë mangësitë dhe i përcaktojmë detyrat e radhës në të cilat duhet të punojmë që ti arrijmë standardet evropiane, me një afat të duhur, sipas përcaktimit për anëtarësim në BE në vitin 2030.
Zëvendëskryeministri tha se skriningu është pjesë e euro-integrimeve i cili praktikisht i “shtynë” reformat në vend, me përgatitje të plotë të vendit për anëtarësim në Union dhe se komentet e para nga të gjitha palët e përfshira në proces janë pozitive, ndërkaq vlerësimi dhe indikacionet do ti marrim në Raportet e skriningut, të cilët Mariçiq pret që përgatiten sa më shpejt të jetë e mundur nga Komisioni Evropian dhe të miratohen nga Këshilli.
-Për Klasterin 1, të cilin e përfunduam para një muaji, do të kërkoj që skrining Raporti të dorëzohet tek ne 3 deri 4 muajt e ardhshëm, sepse do të na ndihmojë në përgatitjen e Udhërrëfyesve për sundimin e së drejtës, për reformë në administratën publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, theksoi negociatori kryesor me BE-më.
Mariçiq theksoi se në kuadër të Udhërrëfyesve për sundimin e së drejtës, do të duhet të përgatitet Plan veprimi për mbrojtjen e të drejtave të përkatësive të pakicave dhe komuniteteve me masa për jo-diskriminim, lufta kundër gjuhës së urrejtjes dhe arsimi, duke potencuar se këto janë tema nëpër të cilat kaluan dhe në të cilat përmirësohen të gjitha anëtarët shtetëror të BE-së.
Ndërkohë, deri sa përgatiten dhe finalizohen udhërrëfyesit, në koordinim me Delegacionin e BE-së, përgatisim edhe plan reformues i cili do të na sigurojë fokus më të madh dhe përmbushje të prioriteteve reformuese më të rëndësishme gjatë vitit, njoftoi në konferencë për shtyp Mariçiq.
Mariçiq thotë se procesi i negociatave me BE-në, Qeveria do ta udhëheq maksimalisht të hapur dhe gjithëpërfshirëse dhe tha se në këtë periudhë mobilizojnë më të mirën nga shoqëria maqedonase, që të sigurohet më e mira për qytetarët, duke përfshirë edhe ekspertët, kapacitetet me përvojë dhe të përgatitur të sektorit civil, nga komuniteti akademik dhe mediat.
Mariçiq njoftoi se skriningu është në një fazë të avancuar dhe rrjedhë në atë mënyrë siç parashihet me Komisionin Evropian. I rrumbullakuar me sukses Klasteri 1, ndërkaq të hënën i filluam skrining takimet bilaterale për Kapiturjt 3,6 dhe 7, respektivisht “E drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime”, “E drejta e pronësisë intelektuale” dhe nga Klasteri 2, “Tregu i brendshëm”.