Lajme
12.1.2023 08:39
Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në tryezën e rrumbullakët me ambasadorë në temë: “Ballkani Perëndimor mes Lindjes dhe Perëndimit – Maqedonia e Veriut vend anëtar në BE deri në vitin 2023?” organizuar nga Këshilli i ambasadorëve në Shkup, deklaroi se procesi i negociatave me BE-në nuk duron improvizim dhe për këtë arsye nevojitet konsensus.
-Çështja kryesore është se a do të arrijmë konsensus për çështjet e mëdha me fqinjët dhe a do të arrijmë konsensus për një mënyrë tjetër të udhëheqjes politike, ekonomie dhe institucionale. Ky proces nuk do të na lejojë të improvizojmë, të gjitha dobësitë tona do të na dalin në pah. Pyetja është se çfarë përgjigje do të japim ne për dobësitë tona dhe si ne do të pozicionohemi si shtet ndaj dobësive tona, tha Mariçiq.
Çështja është a do të heqim dorë nga monopolet apo jo, a duam vërtet ekonomi të tregut apo jo, a duam institucione të hapura apo jo, a duam humbje të ekskluziviteteve të caktuara, a duam përfundimin e preferencave partiake, por edhe të relacioneve personale, nepotizmit dhe forma të tjera të dominimit në institucionet të cilët nuk ju pëlqejnë shumë qytetarëve.
Mariçiq kërkoi konsensus real me përgjigje nga të gjithë faktorët politik për pyetjen: A duam që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, jo me kushtet të cilat ne i kemi menduar, por nën kushte që realisht janë në tryezë, sepse ajo ka qenë e vlefshme për çdo vend në të kaluarën.
-Konsensusi i vërtetë nacional për BE-në, i cili fatkeqësisht te ne akoma nuk ka arritur nga të gjitha faktorët politik, sepse deri më tani pjesa më e madhe e kohës ka qenë vetëm deklarativ. Shumë e thjeshtë është të gjithë të jemi për Bashkimin Evropian, por tani vërtet nevojitet të tregohet se ne të gjithë jemi për Bashkimin Evropian.
Negociatori kryesor me BE-në thotë se Maqedonia e Veriut përveç BE-së nuk ka alternativë tjetër të vërtetë dhe u krahasua me Kroacinë, Slloveninë, Bullgarinë Rumaninë dhe vende tjera anëtare të BE-së, si kanë qenë ara anëtarësimit në BE, dhe si janë sot.
-Asnjëri prej tyre nuk ka pasur regres në asnjë çështje. Të gjithë kanë zhvillim serioz ekonomik, të gjithë i kanë problemet e veta. Sigurisht që edhe problemet tona nuk do të marrin fund brenda natës kur të anëtarësohemi në BE. Por të gjithë kanë një kornizë të zhvillimit që i ngërthen në fillim dhe i cili ju mundëson progres, institucional, ekonomik, theksoi Mariçiq.
Mariçiq në fjalën e tij theksoi se koncepti evropian ka stabilitet, prosperitet dhe siguri, dhe ky është koncepti të cilën e duan qytetarët, duke potencuar se mbështetja për BE-në nuk bie për arsye se qytetarët nuk duan të jenë në Bashkimin Evropian, por për dy arsye tjera.
Fillimisht për dinamikë të pamjaftueshme dhe zhgënjimi nga dinamika e reformave të brendshme dhe lëvizjes, nga njëra anë. Por nga ana tjetër edhe për paarritshmërinë e anëtarësimit real për arsye të pamjaftueshmërisë së perspektivës të ofruar nga Bashkimi Evropian, domethënë këto janë dy anët e tregimit. Sepse nuk besojnë se mund të anëtarësohemi në kohë të duhur, për shkak të situatës në Bashkimin Evropian dhe për arsye se transformimi, tranzicioni, si të doni quani, duket se po zgjat më shumë, mendon Zëvendëskryeministri.
Sipas Mariçiq është e rëndësishme që të gjithë faktorët politik t’ju përgjigjen pyetjeve sa a duam pas më shumë se tredhjet vjet pavarësi ta ndryshojmë mënyrën e qeverisjes së politikës, ekonomisë, diplomacisë, institucioneve.
Ai mendon se pritja e gjatë dhe zvarritja e zgjidhjes së çështjeve të nxehta me fqinjët, të cilët na mbanin në dhomën e pritjes, nuk na solli pozitë të mirë dhe me kalimin e kohës na bëri që të problemet të zhduken, duke potencuar se me fillimin e negociatave edhe një herë u zgjidh dilema për drejtimin në të cilën duhet të lëvizë vendi dhe se hymë në një dimension tjetër dhe cilësi tjetër të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, e cila shumë më lehtë iu qasemi institucioneve evropiane, si vend që negocion, shumë më në rregull janë formatet e komunikimit dhe shkëmbit të informacioneve.
-Kemi besueshmëri të kërkojmë, kemi mundësi formale me metodologjinë e re të kërkojmë respektivisht aderim të përshpejtuar. Tani më kërkojmë të marrim pjesë në disa formate dhe disa programe. A është rrjeti evropian i migracionit, kërkuam dhe morëm mundësi si vëzhgues të jemi në formatin e ministrave për energjetikë të Bashkimit Evropian, që u tregua si shumë i rëndësishëm në periudhën e kaluar, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.