Lajme
11.1.2023 07:43
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Athinë mbajti takim me Ministrin alternativ për Punë të Jashtme të Republikës së Greqisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Miltiadis Varviciotis, në të cilën u diskutua për procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në këtë sferë.
-Maqedonia e Veriut Greqinë e ka si partner dhe mbështetës të fuqishëm në rrugën evropiane. Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe mbështetjen që kemi nga Greqia hapin hapësirë për tu fokusuar dhe për të folur për të ardhmen evropiane si dhe për euro-integrimet maqedonase, tha Mariçiq në takim.
Ministri Varviciotis konfirmoi se Greqia është mbështetëse e sinqertë dhe e fuqishme e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane dhe se rrjedhën e procesit të negociatave mund ta llogarisim si ndihmesë në arritjen e standardeve evropiane dhe përshpejtim të euro-integrimeve.
Ai shtoi se është i kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, shembull që duhet ta ndjekin edhe vendet e tjera, por se edhe kursi evropian i lidhur ngushtë me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare është mënyra e vetme për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të ardhme prosperuese për të dy popujt, shtoi Varviciotis në takim.
Për Zëvendëskryeministrin Mariçiq vizita e sotme zyrtare në Athinë është një tjetër konfirmim për ekzistimin e vullnetit të mirë politik dhe potencialit për bashkëpunim të ndërsjellë në realizimin e qëllimeve të përbashkëta strategjike si dhe projekte të reja infrastrukturore të cilët do ta risin lëvizshmërinë e qytetarëve tanë, siç është hapja e kalimit kufitar Markova Noga për çka bashkëbiseduesit shprehën besim se do të ketë realizim të suksesshëm, hapje të shpejtë dhe efikase.
Në takim Mariçiq dhe kolegu i tij grek Varviciotis diskutuan edhe për marrëdhëniet bilaterale, ngjarjet në rajon, zgjerimi i BE-së, energjetika, lufta në Ukrainë dhe krizat e shkaktuara nga e njëjta.
Në kuadër të vizitës në Athinë, Mariçiq si folës kryesor do të merr pjesë në tryezën e rrumbullakët organizuar nga Programi i Evropës Juglindore të fondacionit Grek për politikë evropiane dhe të jashtme ELIAMEP.
Pas mbledhjes bilaterale të të dy delegacioneve kryesuar nga Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Ministrit alternativ Grek për Punë të Jashtme përgjegjës për Çështje Evropiane, Varviciotis mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.