Lajme
10.1.2023 05:27
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti takim lamtumirës me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Anke Holshtajn.
Në takim u diskutua bashkëpunimi mes dy vendeve në procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, rrjedha e procesit të skriningut, aktivitetet në kuadër të procesit të Berlinit, si dhe për prioritetet e Qeverisë në periudhën e ardhshme.
Zëvendëskryeministri së bashku me ambasadoren gjermane në largim, Anke Holshtajn u dakorduan se Maqedonia e Veriut është në rrugë të duhur dhe në hap drejt përmbushjes së qëllimit tonë strategjik. Në takim u potencua se me fillimin e negociatave me BE-në, vendi shkroi datë historike në euro-integrime dhe me reforma thella, bashkim dhe unifikim rreth kësaj çështje, suksesi në rrugën drejt BE-së do të jetë i garantuar.
Ambasadorja Hollshtajn theksoi se Republika Federale e Gjermanisë mbetet mbështetësi ynë i fuqishëm dhe partner i dëshmuar i cili në vazhdimësi do të kontribuojë në progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, për arritje më të shpejtë të standardeve evropiane në sfera kryesore të përfshira në Klasteret e negociatave, në veçanti ata të Klasterit 1, “Vlerat Fondamentale.
Mariçiq i dëshiroi suksese të mëtejshme dhe shprehu mirënjohje ambasadores Hollshtajn për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe për kontributin e saj personal, iniciativa dhe aktivitete, të cilat padyshim që më shumë e përforcuan dhe intensifikuan marrëdhëniet mes dy vendeve.