Lajme
09.1.2023 06:03
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot mori pjesë në seancën e tetë të Këshillit Nacional për Euro-integrime, kushtuar programit dhe prioriteteve të presidencës suedeze me Këshillin e BE-së, në të cilën theksoi se presin që muajt e ardhshëm të fokusohen në zbatimin e shpejtë të reformave dhe ndryshimeve kushtetuese.
Në periudhën e ardhshme pritet transformim intensiv i shoqërisë maqedonase, përgatitja e Udhërrëfyesve për sundimin e së drejtës dhe për reforma në administratë publike, përfundimin e ndryshimeve kushtetuese dhe procesi i skriningut, tha Mariçiq duke shtuar se ka kohë dhe hapësirë të mjaftueshëm ti përfundojnë ndryshimet kushtetuese, për ruajtjen e dinamikës së procesit të negociatave dhe shmangien e vetos së re, këtë herë nga faktori ynë politik, duke pritur sërish dhe vënien e vendit në qorrsokak dhe pasiguri.
Në fillim Zëvendëskryeministri Mariçiq uroi Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, SH.S. Ami Larson Xhein, për marrjen e kryesimit me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe theksoi se e rëndësisë së veçantë është përkushtimi i Suedisë në procesin e integrimit evropian dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.
-Është e qartë se lufta në Ukrainë nxiti ringjallje në politikën e zgjerimit të BE-së. Kriza e sigurisë konfirmoi se unifikimi është çelësi i stabilitetit të Evropës dhe rajonit, por edhe tregoi se Maqedonia e Veriut është partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm i BE-së, me 100% harmonizim të politikës së jashtme evropiane, theksoi Mariçiq.
Mariçiq falënderoi presidencën çeke dhe SH.T. Ambasadorin Ludva, për vendimet historike të cilat u bënë 6 muajt e kaluar për të ardhmen e euro-integrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kohë të sfidave të mëdha për vendet e BE-së dhe Unionit në përgjithësi.
-Gjatë kohës së presidencës çeke, Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh bëri hapin historik në rrugën drejt BE-së, filluam negociatat me BE-në. Tani e rëndësishme është që t’i mbetemi besnik qëllimit tonë strategjik, dhe të sigurojmë vazhdimin e negociatave me BE-në, tha Mariçiq duke shtuar se medoemos të unifikohen rreth çështjes së të ardhmes të vendit dhe me konsensus politik të ju sigurohet qytetarëve stabilitet, prosperitet, mundësi të reja, standarde evropiane dhe funksionim të vendit me parime dhe vlera evropiane.
Pres që të gjithë të jenë në nivelin e detyrës, por më shumë pres nga institucionet dhe Kuvendi, të marrin përgjegjësi dhe të tregohen pro-aktiv, për zbatim të shpejtë dhe të plotë të agjendës reformuese evropiane dhe në vitin 2030 Maqedoninë e Veriut ta futim në Bashkimin Evropian.
Në seancë fjalën e saj kishte edhe Ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë, SH.S. Ami Larson Xhein, e cila prezantoi prioritetet e presidencës, nën moton “Më e gjelbër, më të sigurt dhe më të lirë”.
Në fokus të kryesimit të saj, ajo tha se Qeveria suedeze i nënshtroi pyetjet lidhur me: ruajtjen e unitetit evropian dhe përforcimin e sigurisë, konkurrencën, agjendën e gjelbër dhe politikën energjetike dhe përforcimin e vlerave demokratike dhe sundimin e së drejtës.
Euro-ambasadori Gir në fjalën e tij potencoi periudha prej tani e deri në zgjedhjet e rregullta në vitin 2024 është një kohë që të “shtyhen” reformat hap më parë dhe të bëhen ndryshimet kushtetuese. Ai shtoi se si prioritet mbetet siguria, unifikimi i BE-së, euro-integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe përgjigja e përbashkët e sfidave të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, duke potencuar se BE përgatit pako të re ndihmë për tejkalimin e pasojave nga kriza energjetike dhe ekonomike.
Mariçiq konfirmoi se me 30 qershor këtë vit, deri sa do të zgjas edhe presidenca suedeze me BE-në, do të punojnë krahë për krahë me Suedinë, sepse sipas tij vetëm të bashkuar mundemi të kontribuojmë në progresin e të ardhmes sonë evropiane dhe të ardhmen Evropiane.
-Jam i bindur se do të kemi sukses këto gjashtë muaj ti shfrytëzojmë për progres dhe intensifikimin e reformave, kurse gjatë kohës së presidencës spanjolle, ta sigurojmë procesin e negociatave me BE-në dhe të ardhmen evropiane të vendit, tha Mariçiq duke potencuar se me këtë Maqedonia e Veriut hyn në fazë tjetër të euro-integrimeve dhe do ta mbajë seancën e dytë Ndërqeveritare me BE-në.