Lajme
29.12.2022 02:16
Në sallën solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u realizua takimi i tretë me radhë i Komitetit Punues për Integrime Evropiane – KPIE me të cilin kryesoi Sekretarja shtetërore dhe zëvendës kryenegociatore me BE-në, z-nja Drita Abdiu-Halili.
Në takim Abdiu-Halili informoi mbi statusin e negociatave integruese dhe rrjedhën e procesit të skriningut mes vendit tonë dhe Komisionit Evropian. U konstatua se me sukses u përmbyll skriningu shpjegues dhe bilateral për Klasterin 1 – „Vlerat Fondamentale„, kurse në janar do të fillojë takimet biletarele për Klasterin e 2 – Tregu i brendshëm.
Në takim u shqyrtuan edhe obligimet nga skriningu bilateral për klasterin 1 Vlerat Fondamentale, respektivisht kapitujt: Prokurimet publike, Statistika, Drejtësi, liri dhe siguri, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, Kontrolli financiar si dhe fushat që janë pjesë e këtij klasteri edhe atë: Reforma në administratën publike dhe Kriteret ekonomike. Po ashtu pikë e rendit të ditës të Komitetit Punues për Integrime Evropiane ishte edhe statusi i implementimit të programit - Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit. (IPA).
Komiteti Punues për Integrime Evropiane (KPIE) është trup punues i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për koordinim dhe implementim të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian si dhe koordinim të aktiviteteve që kanë të bëjnë me procesin aderues të vendit në BE.